Aktualitet

Rama: Shqipëria hap dyert, gati të presë ukrainasit që largohen nga lufta

25 Shkurt 2022, 18:21 Nga DOSJA
Rama: Shqipëria hap dyert, gati të presë ukrainasit që

TIRANË– Shqipëria është gati të presë ukrainasit që largohen nga vendi, por ende nuk ka një shifër të qytetarëve që do të strehohe në vendin tonë. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ky vendim është marrë në Samitin e Jashtëzakonshëm të NATO-s. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se ukrainasit që ikin pas luftës që Rusia ka nisur në vendin e tyre do të priten nga shumë vende që janë pjesë e NATO-s, ndryshe nga sa ndodhi me afganët. 

Përsa i përket numrit të ukrainasve që pritet të vijnë në vendin tonë, Rama nuk dha një shifër, por shtoi se do të jetë shumë më pas se 100 apo 200 mijë të tillë. 

“Ne sot në Samit jemi angazhuar, në fakt këtë herë e kanë bërë këtë gjë edhe shumë vende të tjera, si si herën e parë për afganët e shkretë që i lanë rrugëve, megjithëse ata ishin prej vitesh në krah të forcave të NATO-s, për të mikpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina. Kjo gjë sigurisht që është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë, këta jemi ne shqiptarët dhe kjo është pasuria që do u trashëgojmë fëmijëve tanë. Për të shamngur sepkulime që do të vijnë 100 mijë apo 200 mijë apo 1 milion….dua të jap këtë këtë informacion. Nuk do të jenë 600 mijë por me shumë zero më pak,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Shqipëria pret ukrainasit, Rama: S’varemi nga Rusia, na mbrojnë ‘të fortët’ (Deklaratat)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama lufta ukraine-rusi edi rama lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 18:32

Fake news, Ushtari Emanuel Bazanji është gjallë

UKRAINË- Përmes twitter, rrufeshëm është shpërndarë lajmi se forcat ruse kanë ekzekutuar ushtarakun shqiprar Emanuel Bazanji në Kiev.Ky është një fake news...