Aktualitet

GJKKO lë në burg Lefter Kokën, nuk pranon se ka shpërdoruar detyrën

25 Shkurt 2022, 08:46 Nga DOSJA
GJKKO lë në burg Lefter Kokën, nuk pranon se ka shpërdoruar

TIRANË – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Edhe pse ai kishte bërë kërkesë për lehtësimin e masës “arrest me burg”, trupi gjykues nuk e konsideroi të vlefshme kërkesën duke lënë në fuqi vendimin paraprak.

Në seancën e sotme, ai refuzoi të ketë shpërdoruar detyrën gjatë kohës kur drejtoi Ministrinë e Mjedisit.

Koka u arrestua në fund të vitit të kaluar lidhur me inceneratorin e Elbasanit pas kërkesës së bëri Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Ai akuzohet për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre në aferën e incineratorit të Elbasanit. Koka ka qëndruar në spitalin e burgjeve për shkak të çrregullimeve në zemër. Ish-deputeti i LSI refuzoi të dëshmonte në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve.

SHIKO DHE KËTË:

Koka ballafaqohet me Komisionin e Trajtimit të Ofertave,anëtarët thanë se respektuan ligjin

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afera e inceneratorëve gjkko lefter koka afera e inceneratorëve gjkko lefter koka

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 16:08

MSH: 2 humbje jete dhe 173 të infektuar nga Covid-19

TIRANË–  Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ...