Aktualitet

Luan Hoti bën gafën e radhës me qytetarët: Do përgjysmojmë transportin publik, ju ndihmon?

25 Shkurt 2022, 17:38 Nga DOSJA
Luan Hoti bën gafën e radhës me qytetarët: Do

DURRËS– Nuk ndalet kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit. Këtë herë Luan Hoti ka ndaluar të bisedojë në një boiznes privat me qytetarët e Durrësit, por ndoshta nga ‘zakoni’, ka bërë një tjetër gafë. Ai e pyet një grua nëse do të ishte ndihmuese e lehtësues për të po të përgjysmohej transporti urban.

Transporti urban, do të të vinte në ndihmë ty po të përgjysmohej transporti urban?”- pyet Hoti.

Si mund tu vijë në ndihmë qytetarë përgjysmimi i transportit publik? Vetëm pretendenti për tu bërë kryebashkiak në Durrës mund të na e shpjegojë…

Më herët kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit në garën e 6 marsit, bëri një lapsus teksa po fliste për numrin e turistëve që vizitojnë Durrësin gjatë sezonit turistik. Në vend të thoshte “400-500 mijë”, Hoti tha “400-500”, por videos i retushoi zërin. Gjithashtu, ai e humbi fillin në një video ku dëgjohej se të shoqes i referohej si ‘bashkëshorti i nuses time’ e ‘babai i fëmijëve’, po s’e çonte deri në fund idenë …

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike luan hoti luan hoti

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 16:08

MSH: 2 humbje jete dhe 173 të infektuar nga Covid-19

TIRANË–  Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ...