Aktualitet

Koka ballafaqohet me Komisionin e Trajtimit të Ofertave,anëtarët thanë se respektuan ligjin

25 Shkurt 2022, 14:54 Nga DOSJA
Koka ballafaqohet me Komisionin e Trajtimit të Ofertave,anëtarët

TIRANË – Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u ballafaqua sot me anëtarët Komisionit të Trajtimit të Ofertave për çështjen e inceneratorëve. Ata u shprehën se janë treguar konform ligjit dhe nuk kanë kryer asnjë shkelje për trajtimin e ofertave të inceneratorëve. Gjithashtu, anëtarët bënë me dije se nuk kanë patur kontakte me Kokën dhe nuk janë ndikuar në vendimarrjen e tyre prej tij.

Në këtë situatë, prokurorët e çështjes së inceneratorëve pretendojnë se situata e Kokës vështirësohet edhe më shumë, por avokatët e tij pretendojnë të kundërtën pasi anëtarët e Komisionit të Trajtimit të Ofertave të inceneratorëve thanë se nuk kanë patur kontakte apo marrëdhënie me ish-deputetin.  Në këtë mënyrë, ai duhet të konsiderohet i pafajshëm për çështjen e aferës së inceneratorëve.

Sot, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ndryshoi masën “arrest me burg” për Lefter Kokën. Ky i fundit kishte bërë kërkesë për ndryshim të kësaj mase. Ai u arrestua në 14 dhjetor 2021 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion si përgjegjës për grabitjen e 430 milionë euro të inceneratorëve të mbetjeve në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ai nuk pranoi të dëshmonte së fundmi në Komisionin Hetimor Parlamentar të inceneratorëve.

SHIKO DHE KËTË:

GJKKO lë në burg Lefter Kokën, nuk pranon se ka shpërdoruar detyrën

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afera e inceneratorëve lefter koka afera e inceneratorëve lefter koka

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 16:08

MSH: 2 humbje jete dhe 173 të infektuar nga Covid-19

TIRANË–  Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ...