Aktualitet

Përplasja me armë në Mamurras, gjykata lë në burg pa afat 1 person, tjetri arrest shtëpie

25 Shkurt 2022, 16:35 Nga DOSJA
Përplasja me armë në Mamurras, gjykata lë në burg pa

KURBIN- Dy personat e përfshirë në sherrin e mesnatës të së djelës në Mamurras kanë marrë masën e sigurisë nga Gjykata e Kurbinit. Mësohet se Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë për Andi Divajn dhe dhe Devis Lleshajn. Divaj është lënë në arrest me burg paafat, ndërsa për Lleshajn është vendosur masa arrest në shpëpi.

SI NDODHI PLAGOSJA MES GRUPEVE?

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 22 shkurtit në Mamurras. Vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj nga Mamurrasi ngacmuan vajzën që ndodhej në shoqërinë e kushërinjve Gentian dhe Andi Diva dhe mikut të tyre Alban Skonja. Dy grupet nisën debatit pranë shinave të trenit. Më pas në qendër të qytetit vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzë. 19-vjecari Andi Diva u kundërpërgjigj me armë. Nga të shtënat u plagosën 39-vjeçari Alban Skonja, nga Durrësi dhe Gentian Diva, 40-vjec nga Fushë-Mamurrasi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andi divaj armando lleshaj devis lleshaj gentian diva andi divaj armando lleshaj devis lleshaj gentian diva

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 16:08

MSH: 2 humbje jete dhe 173 të infektuar nga Covid-19

TIRANË–  Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ...