Aktualitet

Shqipëria pret ukrainasit, Rama: S’varemi nga Rusia, na mbrojnë ‘të fortët’ (Deklaratat)

25 Shkurt 2022, 08:10 Nga DOSJA
Shqipëria pret ukrainasit, Rama: S’varemi nga Rusia, na mbrojnë

TIRANË– Shqipëria është gatshme të strehojë ukrainasit që ikin nga vendi i tyre pas luftës së nisur nga Rusia. Në një konferencë me gazetarët, vetë kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare si vend aleat i NATO është angazhuar të mikpresë ukrainas që largohen nga terrori rus bashkë me shumë vende të tjera që këtë po veprojnë njësoj, ndryshe nga ç’ndodhi me afganët pas pushtimit taleban. Por, shifra nuk ka ende. Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për shumë më pak se 100 apo 200 mijë që aludohet në rrjete, por ende nuk dihet se sa ukrainasd do të vijnë në vendin tonë apo se ku do të strehohen.

Përsa i përket pozicionit të Shqipërisë, Rama tha se kjo është e qartë që nga dita e parë, pro Ukrainës, duke shtuar se ndryshe nga vendet e tjera që janë pjesë e NATO-s, nuk varemi shumë nga ana ekonomike e tregtare nga Rusia. Por çmimet rriten. Kjo situatë, shtoi kryeministri ka bërë që rritja e çmimeve të ndihet edhe në vendin tonë, sin ë të gjithë botën dhe kërkesat e agro-ushqimorëve për rishikimin e tyre i konsideroi ‘qiqra në hell’. Gjithsesi,ai shtoi se fatura e energjisë elektrike për familjarët e biznesin e vogël nuk do të ndryshojë.

I pyetur nëse vendi ynë është i mbrojtur në raste sulemsh, kryeministri përmendi këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për të cilët tha se janë të ‘fotët’ që mbrojnë çdo centimetër katror të Shqipërisë në raste sulmi. Për ‘Open Balkan’, Rama tha se ka shumë gjëra që duhen rishikuar.

Pyetjes nëse do të tërhiqej Shqipëria në rast se Serbia do të mbante qëndrim pro rus, kryeministri iu përgjigj me deklaratën e bërë nga vetë Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili tha se njihte integritetin territorial të Ukrainës, duke e konsideruar si një ‘hap pas’ në politikën e jashtme serbe. Për rast rreziku në Ballkan, ministri Niko Pelehshi tha se Shqipëria ka dërguar një togë me 30 persona në KFOR e se në gatishmëri është edhe një tjetër me po aq ushtarë. Shqiptarët në Ukrainë, sipas ministres Olta Xhaçka janë ndihmuar për kalimin në kufi. Ajo tha se numri është shumë i vogël e se bëhet fjalë për 5 apo gjashtë persona.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rama pre e një ‘fake news’? Kyeministri: Morëm informacion të fundit, u vra një shqiptar…

Sulmi i Rusisë, Xhaçka: 60 shqiptarë jetojnë në Ukrainë, vetëm 5-6 që duan të kthehen

‘Po shpërtheu Lufta e tretë…’/ Rama: Se thonë s’kemi avionë e raketa, na mbron NATO

A rrezikohet Ballkani i Hapur? Rama: Edhe Serbia bëri hapa pas, pashë deklaratën e Vuçiç

Sa e mbrojtur është Shqipëria? Peleshi: NATO futet dhe për një cm katror, treguam muskujt

Rama: Shqipëria hap dyert, gati të presë ukrainasit që largohen nga lufta

Kërkesat e agro-ushqimorëve, Rama: Qiqra në hell

Lufta në Ukrainë, Rama: S’varemi shumë nga Rusia, por çmimet rriten

*lajmi është në përditësim…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama lufta ukraine-rusi edi rama lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 18:32

Fake news, Ushtari Emanuel Bazanji është gjallë

UKRAINË- Përmes twitter, rrufeshëm është shpërndarë lajmi se forcat ruse kanë ekzekutuar ushtarakun shqiprar Emanuel Bazanji në Kiev.Ky është një fake news...