Aktualitet

EMRI/ I riu alarmon Kamzën, qëllon me armë e kërcënon efektivët: Ikni se ju vras

25 Shkurt 2022, 17:01 Nga DOSJA
EMRI/ I riu alarmon Kamzën, qëllon me armë e kërcënon

KAMËZ– Një 38-vjeçar i identifikuar si Fehtah Jata, banues në rrugën “Moxart”, Kamëz është vënë në pranga pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka kërcënuar efektivët e policisë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se Jata ka qëlluar me armë në ajër fillimisht dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Blutë e komisariatit të policisë nr.5 kanë kërkuar që ai të dorëzohet, por 38-vjeçari është mbyllur në shtëpi dhe i ka kërcënuar efektivët.

“Ikni se do t’ju vras,”- mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera. Shërbimet e policisë kanë arritur që të futen në shtëpinë e Jatës dhe e kanë prangosur atë në kuadër të operacionit “Shooting”. Në cilësinë e provës materiale u sekestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja. I riu i arrestuar rezulton të jetë dënuar më herët për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë Kamëz: Finalizohet operacioni policor i koduar “Shooting”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.  Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i kërcënuar se do qëllonte në drejtim të tyre, kapet dhe vihet në pranga autori. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në Kamzë, kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Pas informacioneve të marra në rrugë operative se mund të kishte qëlluar një person me precedent penal në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Shooting”.

Shërbimet e Policisë janë afruar në banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë. 38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë, por ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar se do qëllonte në drejtim të punonjësve të Policisë. Pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit: F. J., 38 vjeç, banues në rrugën “Moxart”, Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili u kap me armë në dorë, me fishkë në fole gati për qitje. Në cilësinë e provës materiale u sekestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 38 vjecari ne kamez arrestohet fehtah jata fehtah jata policia e kamzes arrestohet 38 vjecari ne kamez arrestohet fehtah jata fehtah jata policia e kamzes

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 16:08

MSH: 2 humbje jete dhe 173 të infektuar nga Covid-19

TIRANË–  Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ...