Aktualitet

Vepra të ndryshme penale, në pranga 6 persona në Tiranë, procedohen 4 të tjerë

25 Shkurt 2022, 16:41 Nga DOSJA
Vepra të ndryshme penale, në pranga 6 persona në Tiranë,

TIRANË – Uniformat blu të kryeqytetit prangosën 6 persona dhe proceduan 4 të tjerë  për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 27-vjeçari N.N. u kap me kanabis nga forcat “Shqiponja”. Për veprën penale dhunë ndaj bashkëjetueses dhe në familje u arrestuan E.M., 39 vjeç dhe M.A., 27 vjeç.

21-vjeçari E.M. u prangos pasi aksidentoi 84-vjeçarin R.I. me makinë. Dy të tjerë A.D., 25 vjeç dhe H.G., 53 u kapën duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Më pas u proceduan, E. P., 35 vjeç për shkak se ka dhunuar 32-vjeçarin A. C. A. Ll., 45 vjeç dhe A. A., 41 vjeç u hetuan në gjendje të lirë pasi u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.

A. M., 46 vjeç u procedua pasi u kap duke transportuar dru që i kishte prerë në mënyrë të paligjshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. N., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. M., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin R. I., 84 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. D., 25 vjeç, H. G., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:

– E. P., 35 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A. C., 32 vjeç;

– A. Ll., 45 vjeç dhe A. A., 41 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin A. M., 46 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje doze me kanabis dhune ne familje doze me kanabis

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 16:08

MSH: 2 humbje jete dhe 173 të infektuar nga Covid-19

TIRANË–  Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ...