Aktualitet

Gjyqtarja e Pukës, Flutura Hoxha ngel në Vetting, KPK e shkarkon

25 Shkurt 2022, 16:26 Nga DOSJA
Gjyqtarja e Pukës, Flutura Hoxha ngel në Vetting, KPK e shkarkon

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha. Gjatë seancës dëgjimore më 22 shkurt KPK konstatoi mosdeklarim dhe mungesë të burimeve për pasuritë e prindërve. Gjyqtarja Hoxha pranoi disa pasaktësi, ndërsa kundërshtoi analizën financiare të Komisionit.

Procesi i rivlerësimit ndaj gjyqtares Hoxha u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.

Flutura Hoxha ka një karrierë të gjatë në sistem gjyqësor shqiptar. Nga viti 1998 deri në vitin 2006 ajo ka shërbyer si kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë. Gjatë periudhës 2007-2011 ka mbajtur funksionin si inspektore në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në 2012-ën u rikthye sërish në Gjykatën e Pukës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet etleda çiftja flutura hoxha kpk pamela qirkon roland ilian etleda çiftja flutura hoxha kpk pamela qirkon roland ilian

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2022, 16:08

MSH: 2 humbje jete dhe 173 të infektuar nga Covid-19

TIRANË–  Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ...