Sport

Finalja e Champions League në “Stade de France”, hiqet “Gazprom Arena” në Saint-Pétersbourg

25 Shkurt 2022, 10:03 Nga DOSJA
Finalja e Champions League në “Stade de France”, hiqet

ZVICER – Franca tashmë është në finalen e Champions League. Mëngjesin e kësaj të premteje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja C1, e planifikuar fillimisht në “Gazprom Arena” në Saint-Pétersbourg, do të luhet më në fund më 28 maj në “Stade de France” (i cili kishte pritur finalen C1, në 2006, mes Barçës dhe Arsenali).

Një vendim i marrë padyshim për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, luftë e cila filloi dy ditë më parë. Negociatat janë zhvilluar për 48 orë, në fshehtësinë më të madhe, nga Emmanuel Marcron, presidenti i Republikës Franceze dhe Aleksander Ceferin, presidenti slloven i organizmit evropian, me iniciativën e këtij projekti.

Nëse u zgjodh “Stade de France”, kjo ndodhi sepse Ceferin nuk donte të rikthehej menjëherë në një stadium që priste ndeshjet e “Euro 2020”. Por edhe sepse mbyllja franceze është e njohur për skuadrat e UEFA-s, pasi ishte mikpritëse e finales së Euro 2016. Mbështetja e Francës, në nivelin më të lartë, është gjithashtu një element që ka qenë vendimtar, si dëshira e Ceferinit, në këtë periudhë të trazuar, për t’i dhënë finalen e Champions League vendit (Francës) që kryeson Bashkimin Evropian.

Përveç kësaj, slloveni kishte vlerësuar veçanërisht se Macron ishte kreu i parë i shtetit europian që foli dhe kundërshtoi projektin e Superligës të kryer, në pranverën e vitit 2021, nga dymbëdhjetë klube të mëdha. Dhe gjithashtu, se Franca veproi në mënyrë diskrete në këtë çështje, pa ushtruar presion të tepruar mbi UEFA-n siç kanë mundur të bëjnë të tjerët. Përveç kësaj, “Stade de France” është afër Anglisë, një pasuri sepse UEFA e di që probabiliteti është i lartë për të pasur klube angleze në finale.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur gjithashtu që skuadrat ruse (klubet dhe përzgjedhja) të mos kenë të drejtë të luajnë në Rusi. Ata duhet ta bëjnë këtë në terren neutral për të gjitha ndeshjet e UEFA-s. E njëjta gjë për skuadrat ukrainase, por për arsye sigurie, sepse aty për momentin nuk mund të ketë ndeshje.

Komitet Ekzekutiv i UEFA-s mund të mblidhet në ditët në vijim për të marrë sanksione të tjera, veçanërisht në lidhje me kontratën e “Gazprom”. Organi europian është duke punuar për këtë dosje, por ende nuk është gati të bëjë asnjë njoftim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aleksandër čeferin aleksander ceferin ne tirane champions league dhe superkupën e europës presidenti aleksander ceferin uefa champions league aleksandër čeferin aleksander ceferin ne tirane champions league dhe superkupën e europës presidenti aleksander ceferin uefa champions league

Sondazh

Poll