Aktualitet

Takim me sektorin agro-ushqimor,Meta: Të angazhohemi për mbështetjen e prodhimeve shqiptare

25 Shkurt 2022, 13:16 Nga DOSJA
Takim me sektorin agro-ushqimor,Meta: Të angazhohemi për

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua sot me prodhues dhe përfaqësues të sektorit agro-ushqimor në vend. Kreu i shtetit shkruan në Facebook se dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre lidhur me rritjen e çmimit të prodhimit, rënies së konkurencës dhe diskriminimin lidhur me importet. Ai shton se do të angazhohet për të nxitur institucionet shtetërore për të forcuar prodhimin shqiptar dhe konkurencën e tij në tregun europian dhe ndërkombëtar.

POSTIMI I ILIR METËS:

Situata e rënduar në sektorin agro-ushqimor dhe përballja me bllokimin e pritshëm të tregjeve për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, i dha tonin takimit shumë të frytshëm që pata sot me përfaqësues të agrobiznesit, prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, si dhe të sindikatave të fushës së bujqësisë.

Dëgjova me shumë vëmëndje shqetësimet e tyre për rritjen e kostove të prodhimit, uljen e konkurrencës dhe rrudhjen e prodhimit vendas, diskriminimin e tij të pashembullt krahasuar me importet.

U angazhova për të ndërmarrë së bashku të gjitha hapat e nevojshme, për të nxitur institucionet përgjegjëse shtetërore për ngritjen dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin, me synim mbështetjen e plotë të produkteve “Made in Albania” në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së biznesit shqiptar sidomos në tregjet europiane dhe ndërkombëtare.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll