Aktualitet

DOSJA/ Tentativa e grabitjes së bankës, punonjësja: Pashë pllakën e thyer, ishin 6 vrima

25 Shkurt 2022, 13:59 Nga DOSJA
DOSJA/ Tentativa e grabitjes së bankës, punonjësja: Pashë

TIRANË– Tentativa për të grabitur miliona në një banke në Tiranë, u zbulua nga asistentja e drejtoreshës së filialit. Asistentja me inicialet E.P, iu shpjegoi hetuesve se ishte ajo bashkë me një koleg ishin përgjegjësit për hapjen dhe mbylljen e filialit. Më datë 18 shkurt 2022, ditë e premte, punonjësja ka shpjeguar se bankën e kanë mbyllur në orën 18:20 dhe nuk kanë konstauar asnjë problem. Tri ditë më vonë, të hënën e 21 shkurtit, ajo është paraqitur në punë në orën 08.20 të mëngjesit, ka hapur filialin dhe pas mbërritjes së punonjësve të tjerë, bashkë me një kolege kanë hapur edhe ambjentet e thesarit.

Një orë me vonë, asistentja e drejtoreshës, shpjegon se konstatoi probleme, duke gjetur pllakën e thyer dhe vrimat.

“Një orë pas hapjes së filialit zbrita në kuzhinë që të merrja një gotë ujë. Teksa kthehesha, ratësisht ktheva kokën nga arshiva dhe pashë një pllakë dyshimeje, që dukej e thyer. U afrova dhe pashë nga afër. Kuptova që pllaka ishte hequr. Në moment ndeza ditën e telefonit dhe tek vendi ku ishte hequr pllaka pashë gjashtë vrima të cilat ishin pak më të mëdha sesa madhësia e stilolapsit.Shumën nuk e di, pasi këtë informacon e ka vetëm Thesari Qendror”, shpjegon punonjësja e bankës.

Në moment, gruaja shpjegon se njoftoi përgjegjësin e sigurisë për të gjithë objektin si dhe punonjësin e sigurisë së thesarit e më pas është njoftuar ai i sigurisë.

Më 22 shkurt 2022 u tentua që të grabitej banka e nivelit të dytë në Tiranë, në bulevardin ‘Zogu I’. Persona ende të paidentifikuar gërrmuan disa ditë me radhë për grabitjen e bankës pranë Ministrisë së Drejtësisë, aty ku u gjet edhe një armë zjarri. Autorët të cilët janë shpallur në kërkim, kishin nisur gërrmimin në kanalet e ujrave të zeza duke hapur një tunel 200-300 metra të gjatë, për të arritur futjen brenda bankës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banka ne tirane grabitja e bankes ne tirane banka ne tirane grabitja e bankes ne tirane

Sondazh

Poll