Sport

Europa League dhe Conferenca League, sot UEFA përcakton shortin për turin e dytë…

25 Shkurt 2022, 09:43 Nga DOSJA
Europa League dhe Conferenca League, sot UEFA përcakton shortin për

ZVICER – Sot është dita e hedhjes së shortit në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, për fazën e 1/16-tave të Europa League dhe Conferenca League. Për futbollin italian në këto dy kupa mbeten për të garuar Atalanta dhe Roma.

Në orën 12:00 është radha të përzihen goglat e Europa League. Pas eliminimeve të Lazios dhe Napolit nga Porto dhe Barcelona, e vetmja skuadër italiane që ka mbetur në garë është Atalanta e Gasperinit, që eliminoi Olympiacos.

Në këtë raund, ndeshja e parë e planifikuar për 10 mars dhe e kthimit më 17 mars, Atalanta do të përballen me një kryesues në mesin e tetë fituesve të fazës së grupeve, që do të luajnë ndeshjen e dytë në shtëpi: Bayer Leverkusen (Gjermani), Eintracht Frankfurt (Gjermani), Galatasaray (Turqi), Lyon (Francë), Monaco (Francë), Spartak Moskë (Rusi), Crvena Zvezda (Serbi) dhe West Ham (Angli). Kujtojmë se nga “play-off”-i, përveç Atalantës, në raundin e dytë janë kualifikuar edhe Barcelona, ​​Betis, Braga, Leipzig, Porto, Rangers dhe Sevilla.

Në orën 13:00 do të jetë radha për Conference League, short të cilin do ta hedhë ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Altin Lala. Kundërshtar i verdhekuqve të Romës së Muorinhos do të jetë një nga skuadrat fituese të “play-off”-it: Bodo/Glimt (Norvegji), Leicester (Angli), Marseille (Francë), Partizan Beograd (Serbi), PAOK Selanik (Greqi), PSV Eindhoven (Holandë), Slavia Pragë (Çekia), Vitesse (Holandë). Ndeshja e parë për 1/16-tat e Conference League do të luhet më 10 mars, ndërsa ajo e kthimi më 17 mars.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport është jashtë conference league europa league mbyll sot fazën e grupeve shorti për europa league është jashtë conference league europa league mbyll sot fazën e grupeve shorti për europa league

Sondazh

Poll