Sport

Mihaj e Gjimshiti, të vetmit që po mbajnë ‘flamurin’ shqiptar në Europë

25 Shkurt 2022, 09:43 Nga DOSJA
Mihaj e Gjimshiti, të vetmit që po mbajnë ‘flamurin’

EUROPË– Europa dhe Conference League mbylli raundin e 1/16-tave të saj. Në aktivitetin e dytë madhor për klube, Lazio së bashku me Strakoshën dhe Hysajn, duhet ti thonë lamtumirë aventurës në Europë. Takimi në Olimpico ndaj Portos përfundoi 2-2, pa mundur që lacialët të përmbysnin rezultatin e parë ku ishin mundur 2-1.

Strakosha ishte titullar, ndërsa Hysaj hyri në fushë në minutën e 54’ të takimit. Në ndeshjen tjetër, Atalanta kaloi në raundin tjetër.  Bergamaskët fituan 3-0 ndaj Olympiacos, ndërsa Gjimshiti si gjithmonë ishte titullar dhe një nga lojtarët më në formë. Në Conference League, Paok përmbys rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Midjelland ku ekipi nga Selaniku ishte mundur me shifrat 1-0.

Skuadra greke ia doli të fitojë me shifrat 3-1 duke kaluar në raundin tjetër.  Si në takimin e parë ashtu edhe në këtë 90 minutësh, Enea Mihaj qëndroi në stol dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë nga tekniku Razvan Lucescu.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta berat gjimshiti conference league europa league lazio strakosha atalanta berat gjimshiti conference league europa league lazio strakosha

Sondazh

Poll