Sport

Wadji shënon dorën, por më pas “fair-play”: anulohet goli në Qarabag-Marseille…

25 Shkurt 2022, 06:11 Nga DOSJA
Wadji shënon dorën, por më pas “fair-play”: anulohet

AZERBAIXHAN – Tension i lartë dhe një episod “fair play”, në ndeshjen Qarabag-Marseille, e vlefshme për Conference League.

Në minutën e 37-të të pjesës së parë, Ibrahima Wadji shënon golin e barazimit 1-1, pas një prekje të topit me dorë, në një dyluftim me portierin e Marseille, veprim të cilën gjyqtari nuk e shikon dhe akordon golin.

Vendimi i tij i tërboi lojtarët e skuadrës franceze, që i kërkojnë gjyqtarit të ndeshjes, që ai të pyesi sulmuesin për rastin në fjalë dhe të anulojë golin. Dhe kjo gjë ndodh, falë pranimit të veprimit nga ana e lojtarit të Qarabag, i cili i shtyrë edhe nga trajneri i tij, ka treguar të vërtetën e prekjes së topit me dorë.

Pas këtij gjesti “fair-play”, gjyqtari e anulloi golin, ndërkohë që ndeshja përfundoi 0-3 për Marseille, e cila edhe pas fitores 3-1 në shtëpi, u kualifikua për në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Në kupën e re Conference League nuk përdoret teknologjia e re e VAR, gjë që do të jetë e pranishme vetëm në ndeshjen finale të Tiranës.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “uefa europa conference league” është jashtë conference league finales së conference league gjesti “fair-play” ndeshjen qarabag-marseille “uefa europa conference league” është jashtë conference league finales së conference league gjesti “fair-play” ndeshjen qarabag-marseille

Sondazh

Poll