Sport

E.League/ Spektakël në stadiumin Maradona, Barça shumë e fortë për Napolin

24 Shkurt 2022, 22:05 Nga DOSJA
E.League/ Spektakël në stadiumin Maradona, Barça shumë e

ITALI- Nuk ka surprizë për Napolin në Europa League. Pas ndeshjes së parë 1-1, në ndeshjen e dytë, skuadra e Spalletit pëson një humbje të rëndë me shifrat 2-4 duke u eleminuar mes fërshëllimave të tifozëve. Në stadiumin Maradona do të ishin katalanasit që do të shënonin shumë shpejt, fillimisht me Jordi Alba në minutën e 8′ më pas me De Jong në minutën e 13′.

Insigne shkurtoi diferencën pas 10 minutash nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Pique në minutën e 45′ vrau në një farë mënyrë shpresat e vendasve. Në pjesën e dytë do të ishte Aubameyang që do të shënonte golin e katërt, ndërsa Politano për Napolin shënoi në minutën e 87′, por goli i sulmuesit vlejti thjesht për statistikë.

Në takimet e tjera, Rangers kualifikohet në raundin tjetër duke eleminuar Borussia Dortmund. Takimi përfundoi me shifrat 2-2, por fitorja në Gjermani me rezultatin 4-2 favorizoi kampionët e Skocisë. Ndërkohë që Betis nuk shkoi më shumë se një 0-0 ndaj Zenit, me spanjollët që kalojnë në raundin tjetër

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona europa league barcelona europa league

Sondazh

Poll