Politike

5 Korrik 2019, 09:04 Nga DOSJA

Tiranë- Rudina Hajdari ka deklaruar se PD-ja nuk ka lejuar atë dhe dy vëllezërit të jenë pjesë pjesë e ceremonisë për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel, rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën.

Në një reagim të ashpër në Facebook, Hajdari i është drejtuar kreut të Bashkisë së Tropojës Besnik Dushajt dhe  presidentit Ilir Metës,  se duhet t’i thonë të atit, Azem Hajdarit arsyen pse fëmijë e tij nuk janë atje sot.

Duhet i quajtur Metën dhe Dushaj se hiqen si pro-amerikanë deputetja është shprehur ky ishte një vendim i PD-së.

Reagimi i plotë:

Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë.

Sot në veri të vendit po zhvillohet një ceremoni për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën. Të pranishëm janë shumë personalitete, si Presidenti Meta, kongresmeni Engel, kryetari i bashkisë së Tropojës dhe të tjerë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hajdari ndalohet në tropojë ilir meta rudina hajdari hajdari ndalohet në tropojë ilir meta rudina hajdari

Sondazh

Poll