Politike

Apeli i Sonila Meços për shqiptarët:Lërini perënditë, idhujt, ikonat, shikoni brenda 4 mureve

5 Korrik 2019, 07:19 Nga DOSJA
Apeli i Sonila Meços për shqiptarët:Lërini

Tiranë-  Duke iu referuar edhe krizës politike në vend gazetarja Sonila Meço ka bërë një apel për të gjithë shqiptarët. Gazetarja është shprehur se duhet t’i lemë perënditë, idhujt pasi shqiptari e ka në dorë vetë të shohë brenda 4 mureve të veta çfarë po ndodh me jetën e tij.

Ky është një moment ndërgjegjësimi. Unë për veten time mendoj se çdo shqiptar me kokën e tij t’i lerë emrat konkretë, t’i lerë perënditë, t’i lerë idhujt, t’i lerë ikonat, t’i lerë persionalizimet e institucioneve dhe të mendojë. Shqiptari e ka në dorë vetë, të shohë brenda 4 mureve të veta çfarë po ndodh me jetën e tij. A i ka shërbimet e veta, a po e merr drejtësinë që do, a po jeton, a e ka atë mirëqenie për të cilën punon. Nëse nuk e ka duhet ta dijë që demokracia në të gjithë botën parashikon është demokraci përfaqësuese, pushteti i sovranit dhe buron prej sovranit.”, u shpreh ajo nga studio e lajmeve në Ora News.

Duhet të themi se vendi vijon të jetë në një krizë politike. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe të hënën do të zhvillojë protestën e saj të radhës. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit. Rama shfaqet i vendosur dhe quan të ligjshëm 30 qershorin. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike apeli i sonila meço kriza politike apeli i sonila meço kriza politike

Sondazh

Poll