Politike

Rudina Hajdari kundër Metës: Dy shkeljet që ka bërë deri më tani Presidenti

5 Korrik 2019, 06:29 Nga DOSJA
Rudina Hajdari kundër Metës: Dy shkeljet që ka bërë

Tiranë: Deputetja Rudina Hajdari, e cila mban edhe detyrën e kryetares së grupit parlamentar të opozitës në Kuvend ka folur së fundmi  në emisionin “Open”, sipas saj për shkeljet e presidentit Ilir Meta.

Sipas deputetes shkeljet janë, njëra që lidhet me të drejtën e tij vetëm për të dekretuar zgjedhje dhe jo për të zhdekretuar, dhe e dyta, ka të bëjë me deklaratën e tij se në 13 tetor do të ketë edhe zgjedhje presidenciale.

Kur është ndryshuar Kushtetuta e Shqipërisë, që Presidenti të caktojë datë zgjedhjesh edhe presidenciale, kur jemi Republika Parlamentare” , tha Hajdari, duke e konsideruar këtë një tjetër shkelje.

Ndërsa në lidhje me çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, Hajdari është shprehur se  “ka kohë, presidenti nuk rrezikon largimin, ndaj nuk ka pse nxitohemi”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hadajri shkarkimi i metës shkeljet e metës rudina hadajri shkarkimi i metës shkeljet e metës

Sondazh

Poll