Politike

“Do prangoset Meta”, Presidenti sulmon Ramën dhe ndërkombëtarët:Pa merak, sa kalova dhe Spaçin

5 Korrik 2019, 07:38 Nga DOSJA
“Do prangoset Meta”, Presidenti sulmon Ramën dhe

Tiranë- Edhe sot Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ndërkombëtarët për Reformën në Drejtësi. Duke e quajtur atë “Ramaformë” ai është shprehur se do të tregojë me terezi se përse pas tre vitesh nuk keni asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa për ndërkombëtarët ai është shprehur se janë një kor që nuk do të pranojnë bashkëfajësinë për këtë dështim që po e vuajnë qytetarët, ekonomia dhe biznesi.

“Shpresoj që këto “arritje” të Ramaformës të mos i mësojnë Profesorët e nderuar të Komisionit të Venecias, të paktën gjatë verës, se më e pakta do kalojnë në gjendje të fikti, përveçse s’do e kuptojnë kurrë pse duhet të punonin e studionin për mëse një vit me intensitet aq të lartë e të vinin e të iknin shumë herë kur këtë Ramaformë mund ta kishte mbyllur z.Agaci për një javë dhe disa miq të inamoruar pas reformës të brohorisnin “È buono per l’Albania”.”, shprehet Meta. 

Ndërsa në fund kreu i shtetit iu kthen përgjigje zërave, të cilët thonë se ai mund të burgoset dhe se ka frikë nga hetimet. Meta thekson me iron se ‘sapo kaloi edhe Spaçin’ , pasi është rrugës për në Tropojë.

Reagimi i plotë:

Mirëdita të dashur miq!

Duke udhëtuar drejt Tropojës sapo përfundova leximin e shtypit për sot. Ndaj ju ftoj edhe ju që të lexoni me vëmendje një shkrim i cili ndihmon për të kuptuar si funksionon shndërrimi i Reformës Historike të Drejtësisë të 21-22 korrikut në Ramaformë. Më vonë, kur të jem më i lirë që të shkruaj me terezi do kënaqeni kur t’ju tregoj se pse sot pas tre vitesh nuk keni asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Askush më mirë se unë nuk ua tregon dot, jo se jam ndonjë tregimtar i madh, por për shkak të detyrave të larta edhe si ish-Kryetar i Kuvendit e si President i Republikës. Të jeni të sigurt se fajin nuk e ka Reforma e bërë me 140 vota në Kuvend tre vjet më parë, por transformimi i saj në Ramaformë bashkë me një kor të strukturuar ndërkombëtar që nuk do të pranojë bashkëfajësinë për këtë dështim që po e vuajnë qytetarët, ekonomia dhe biznesi. Shpresoj që këto “arritje” të Ramaformës të mos i mësojnë Profesorët e nderuar të Komisionit të Venecias, të paktën gjatë verës, se më e pakta do kalojnë në gjendje të fikti, përveçse s’do e kuptojnë kurrë pse duhet të punonin e studionin për mëse një vit me intensitet aq të lartë e të vinin e të iknin shumë herë kur këtë Ramaformë mund ta kishte mbyllur z.Agaci për një javë dhe disa miq të inamoruar pas reformës të brohorisnin “È buono per l’Albania”.

E di që disa do thonë se kam frikë nga Reforma në Drejtësi e sidomos nga Spaku. Pa merak për të gjithë sepse sapo kalova edhe Spaçin. Kalofshi bukur sot të gjithë.

Duhet të themi se vendi vijon të jetë në një krizë politike. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe të hënën do të zhvillojë protestën e saj të radhës. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit. Rama shfaqet i vendosur dhe quan të ligjshëm 30 qershorin. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithë meta sulmon ramën reforma në dretjësi ilir meta meta kundër të gjithë meta sulmon ramën reforma në dretjësi

Sondazh

Poll