Politike

Shkullaku: PD t’ja lërë të gjitha Ramës, pushteti i madh njerëzit e vegjël i zë brenda

5 Korrik 2019, 06:07 Nga DOSJA
Shkullaku: PD t’ja lërë të gjitha Ramës, pushteti i

Tiranë- Analisti Armand Shkullaku për situatën politike pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka deklaruar në emisionin “Opinion” se PD-ja t’ja lerë të gjitha Ramës. Ai është shprehur më tej se pushteti i madh zakonisht, njerëzit e vegjël i zë brenda.

“Besoj se është logjike, në vijën që ka ndjekur opozita. Nuk presim që këta kryetarë bashkie të prisnin me tufa me lule këta të rinjtë. Janë zgjedhje që opozita nuk i ka njohur, janë zgjedhje që shqiptarët i kanë bojkotuar edhe vetë mazhoranca i ka quajtur nga halli. PD pas asaj që ndodhi në datën 30 qershor, doja të vazhdonte me braktisjen e saj totale. T’ja linte Edi Ramës. Pushteti i madh zakonisht, njerëzit e vegjël i zë brenda. Unë do isha për t’ja lënë gjithçka. PD duhet t’ja bëjë të qartë elektoratit të vetë që kjo garë nuk po bëhet për të ardhur ai në pushtet edhe elektoratit që voton, edhe shqiptarët që braktisën votimet, por duhen vendosur disa standarde”, tha Shkullaku.

Duhet të themi se vendi vijon të jetë në një krizë politike. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe të hënën do të zhvillojë protestën e saj të radhës. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit. Rama shfaqet i vendosur dhe quan të ligjshëm 30 qershorin. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armand shkullaku kriza politike armand shkullaku kriza politike

Sondazh

Poll