Politike

“Do marrim fatin në dorë”, thirrja e Bashës për protestën e së hënës (VD)

5 Korrik 2019, 08:41 Nga DOSJA
“Do marrim fatin në dorë”, thirrja e Bashës për

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje që shqiptarët t’i bashkohen protestës së 8 korrikut. Ai ka publikuar edhe spotin e protestës dhe thekson se të hënë të gjithë duhet të jemi kundër diktaturës së ka instaluar Rama.

Reagimi: 

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk

Duhet të themi se vendi vijon të jetë në një krizë politike. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe të hënën do të zhvillojë protestën e saj të radhës. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit. Rama shfaqet i vendosur dhe quan të ligjshëm 30 qershorin. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozitës 8 korrik thirrja e bashës për protestën protesta e opozitës 8 korrik thirrja e bashës për protestën

Sondazh

Poll