Politike

Meta s’i shkoi në emision, hakërrehet Balla, nxjerr videon e Presidentit: Jam frymëzuar nga letërsia sovjetike (VD)

5 Korrik 2019, 05:28 Nga DOSJA
Meta s’i shkoi në emision, hakërrehet Balla, nxjerr videon e

Tiranë-  Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” , Sokol Balla, pas refuzimit të ftesës nga ana e presidentit Ilir Meta për të qenë pjesë pjesë e panelit, është hakërryer ndaj këtij të fundit. Ai ka ngritur një pyetje, që më pas përgjigjen e ka dhënë nëpërmjet një videoje.

Balla ngriti pyetjen  Presidentit: “Cili model i heroit të frymëzon?”. Menjëherë ai ka dhënë edhe përgjigjen për presidentin, pasi publikoi një video ku Meta shprehej për një televizion rus se frymëzohej nga letërsia ruse.

“Unë jam rritur si shumë moshatarë me letërsinë sovjetike.  Madje kam qenë shumë i ndikuar nga letërsia revolucionare.  Mund t’ju rrecitoj Koshevojin e Fadejevit përshembull.  Apo librat si “Nëna” dhe “Si u kalit çeliku”…” – dëgjohet Meta në videon para gazetarit rus.

Video ku Meta flet për letërsinë sovjetike

Theksojmë se Presidenti pak ditë më parë u shpreh se nëna  e fëmijëve të Sokol Ballës punon në qeveri. Por nuk qëndroi duarkryq as Balla. Gazetari publikoi në rrjetet sociale një foto të tij me Metën në vitin 2002, ku u shpreh se Meta  e kërcënoi, dhe se e priste në studio të enjten. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta sokol balla videeo e metës me tv rus ilir meta sokol balla videeo e metës me tv rus

Sondazh

Poll