Politike

“Soros ka simpati për Edi Ramën”, Nano flet hapur: E ka shtrirë në shumë burime

4 Korrik 2019, 20:52 Nga DOSJA
“Soros ka simpati për Edi Ramën”, Nano flet hapur: E ka

TIRANË– Gjatë konferencës që mbajti Presidenti Ilir Meta, dha një mesazh dhe për multimiliarderin George Soros , që sipas tij qëndronte pas “një kurthi dhe komploti të kurdisur prej kohësh të ushqyer me çdo kusht dhe çdo çmim përplasjen civile në 30 Qershor”.

Nisur nga kjo deklaratë analistët e ftuar në “Opinion” kanë folur për marrëdhënien që kryeministri Edi Rama ka me Soros. Ky i fundit sipas analistit Mustafa Nano ka një simpati shumë të madhe për kryeministrin shqiptar.

Duke folur për Soros, Metës i bëri jehonë FOX neës. Është televizion anti-sorosian. Edi Rama është i lidhur me Soros, ka ardhur Soros këtu… Ka dhe një lloj simpatie për Edi Ramën, dhe simpatia është shtrirë dhe në shumë burime të tjera për Edi Ramën,”– tha Nano.

Ndërsa analistët e tjerë thanë

Tomor Alizoti: Akseset me ndërkombëtarët Rama i ka nga Sorosi. Kush ka lexuar pak e kupton që reforma në drejtësi ka dhe pak nga Sorosi.

Mentor Kikia: Sorosi është filozofi, është fe politike. Prezenca e tij kudo në botë është shumë me ndikim, sorosizmi u tentua të kopjohej nga Gylen. Erdogan e shpalli si filozofi terroriste. A është filozofia e Soros në kundërshtim me interesin e Shqipërisë, unë them jo.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama geroge soros mustafa nano edi rama geroge soros mustafa nano

Sondazh

Poll