Aktualitet

“S’ka abone për muajin Mars”, Unioni i Transportit Publik: Jemi në kolaps!

24 Shkurt 2022, 11:52 Nga DOSJA
“S’ka abone për muajin Mars”, Unioni i Transportit

TIRANË – Unioni i Transportit Publik tha se nuk do të ketë bileta pajtimi mujor për muajin e ardhshëm mars për qytetarët. Shkak janë gjendja kritike financiare dhe fakti që nuk po marrin mbështetje nga shteti. Në fund, Unioni i Transportit Publik thekson se shpreson të marrin zgjidhjet e duhura për kërkesat e saj.

“Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti. Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik. Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra”, është deklarata e Unionit të Transportit Publik.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet unioni i transportit publik unioni i transportit publik

Sondazh

Poll