Politike

Boçi: Pse inceneratorë e jo landfillë? Rama: S’janë jetëgjatë, mungesë kulture për plehrat

23 Shkurt 2022, 19:36 Nga DOSJA
Boçi: Pse inceneratorë e jo landfillë? Rama: S’janë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se landfillet për plehrat nuk janë jetëgjatë. Gjatë marrjes në pyetje për Inceneratorët, Rama tha se kjo është arsyeja që nuk kanë zgjedhur këtë për të zhdukur plehrat, duke shtuar se landfillet kushtojnë më shumë. Rama gjithashtu ka shtuar se sipas BE-së, landfillet nuk janë zgjidhja më e mirë për plehrat.

Debati: 

Luçiano Boçi: Në Elbasan, e drejtuar prej shumë vitesh prej Dakos e majtë, në Fier po ashtu nga të majtët, është një rastësi? Mua më rezulton se ka pasur një keqmenaxhim mbetjesh nga ana e socialistëve.

Edi Rama: Në vitin 2013 është ushtruar për shkak të presionit, sidomos pas rekomandimet e BE-së. Kam marrë vendim në vitin 2014 për të shpallur fillimin e emergjencës mjedisore në Republikën e Shqipërisë të shkaktuar nga volumi i jashtëzakonshëm i mbetjeve të mbetura rrugëve. Nuk po hy me organizatat, nuk po vazhdoj, por po them se sipas të dhënave të INSTAT, volumi i mbetjeve urbane në Shqipëri ishte 155 mijë ton në vit, në raport me 5278 ton në vit në 2020-n. Sot janë akoma problem 125 mijë, ishte një emergjencë e përgjithshme

Luçiano Boçi: Kam një kërkesë të siqertë për këtë rast. Kam kërkuar vendimin për shpalljen e emergjencës mjedisore kombëtare. Nuk e kemi gjetur, nga cili autoritet? Ma vini dot në dispozicion?

Edi Rama: Patjetër, e marrin dhe ta vëmë në dispozicion

Luçiano Boçi: E, e desha. Situata është kjo, Tabaku ju citoi progres-raportet, ishte shqetësimi në rritje për Fierin dhe Elbasanin, ju u kapët dhe thatë që nuk është ndalin, por shqetësim, ai nuk është vendim gjyqësor ë t’ju ndalojë por ju orineton që të mos shkoni drejt incenerimit. Dhe ja ku jemi, në shpalljen e emergjencës mjedisore në Elbasan, kishin vetëm dy zgjidhje dhe papritur atje tek teci nga kushtet teknike ka mbetur hiri dhe mbi të u bë landfilli. Kemi një ladnfill që është sipas burimeve të BE-së, incenerimi është një proces që nuk shoqërohet me djegie. Në Evropë përdoret për shumë arsye, atëherë duke pasur progres-raportin kundër, duke qenë se janë marrë 20 milionë lekë shtesë, pse nuk zgjodhët landfillimin, ka dy muaj dhe unë ndjej akoma erën e rëndë atje. Pse këto para u hodhën për këtë gjë, për një tym kancerogjen, pse nuk u zgjodh me pak lekë landfillimi, ajo ka qenë thjesht një fushë e keqmbajtur dhe shihej shpesh nga njerëz sepse ishin varrezat

Edi Rama: Ishte gjë e mirë ajo

Luçiano Boçi: Jo, këtë po them, kurse kjo tjetra është pak e mbyllur dhe nuk e shohin më njerëzit

Edi Rama: Faleminderit, të dëgjova me shumë vëmendje, s’ka nevojë për shumë zgjatje, e para me VKM e datës 6.3.2012

Luçiano Boçi: Ju e keni bërë?

Edi Rama: Jo more si e kam bërë unë

Luçiano Boçi: Pak më parë the unë si kryeministër nuk bëj VKM, tani thua e ka bërë Sali Berisha

Edi Rama: Nuk e kam përmendur more, një minutë, atë që thashë e ka kënduar dhe e ka kënduar, është perifrazim i tij dhe e thashë, është i saktë në atë që ka thënë atje. E shkruan qartësisht, është strategji, e kemi filluar, asnjëherë nuk kam qenë i prirur që të them rrëzojini të gjithë këto strategjitë kombëtare, ne kemi arritur të bëjmë në arsim dy strategji kombëtare, kjo histori nuk ka qenë aspak prirja që unë ta ushqej, e merr një qeveri e çon deri këtu, e them për të dalë në përfundimin që landfillet janë të shterueshme dhe ne nuk jemi një vend me shumë toka dhe po themi hajt se pas disa vitesh. Në Sharrë krijuam një landfill dhe shikoni se çfarë ndodhi…Kur erdhi pasardhësi, ladnfilli ishte në shterim dhe kjo gjë bën që ti të shtosh tokë, shto tokë, shto tokë. Sigurisht që KFV-ja, kemi pasur dëbat me ta, nuk ka qenë kundër por ka pasur një plan të vetin, ka mbështetur Maliqin, Vlorën, kemi bërë shkëmbim opinionesh dhe rezultati ka qenë që si përfundim nuk janë kundër. Landfillet dalin më të shtrenjta sepse mbarojnë. Tjetra, BE ka thënë që nuk është zgjidhja më e mirë. Por e para duhet riciklimi dhe të ricikliruarat i çojmë, aty prodhojmë dhe energji. Por teorikisht, le të jemi në qeveri ne apo ju, a ka ndonjë mundësi që ne nuk do të gjejmë një zgjidhje, ne do të bëjmë një ndarje në burim, me kë do e bëjmë kur ende hidhen plehra në autostradë. 

Luçiano Boçi: Mos e shaj popullin sepse ti ke respekt për popullin

Edi Rama: Është çështje kulture, nuk po i shaj, por ata që hedhin plehrat në autostradë janë bij të këtij populli.

Luçiano Boçi: E kuptova. Fajin e kanë njerëzit që hedhin plehra nga dritarja?

Edi Rama: More e bëre vetë këtë ide, e hodhe ti dhe nuk të thashë që e ke gabim. Por po të them, nëse ti e bën ndarje në burim, hajde të jap vendin tim, të jap votën dhe të jap afat 1 vit që ta bësh, e bën dot apo jo…

LAJM KRYESOR:Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve edi rama komisioni per inceneratoret luciano boci afera e inceneratorëve edi rama komisioni per inceneratoret luciano boci

Sondazh

Poll