Politike

Pyetet për autoritetin kontraktues, Rama: Nëse do flisja, duhet të më thonit ç’punë ke ti

23 Shkurt 2022, 19:12 Nga DOSJA
Pyetet për autoritetin kontraktues, Rama: Nëse do flisja, duhet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse do të fliste për autoritetin kontraktues do të shkelte detyrën e tij. Gjatë marrjes në pyetje për inceneratorët, Rama tha se nëse do të fliste për atë, përgjigjet që do të merrte mbapsht do të ishin se çfarë punë ka ai me atë.

Debati:

Edi Rama: Unë jam shoferi o zotëri, nuk më pyet dot mua për të gjithë teknikën e makinës

Luçiano Boçi: E ke bërë ti këtë o zotëri s’e kanë bërë ata

Edi Rama: Nuk ka vendime të kryeministrit por të Këshillit të ministrave, dhe këto nuk merren duke u ulur në sofër e duke pirë kafe e duke thënë që ja kam këto vendime, ju bëftë mirë kafja dhe shëndet. Kalojnë në shumë hallka dhe pasi marrin miratimin e të gjitha instancave konkrete, marrin ‘OK’ me votat pro, kundër, mirtohet. Pyetja që vjen nga  ju është sepse ju nuk e dini se si funksionon puna e kryeministrit. Këto pyetje, ishin tre sahatë, e këto andej nuk janë detyra ime.

Luçiano Boçi: Nga përgjigjet tuaja kuptova që kyeministri interesohet për dhëmbët e lopëve dhe hipopotamëve dhe nuk di gjë për VKM, unë pyes e keni ndryshuar apo jo? Është shumë e thjeshtë, nëse nuk e dini, pyesni stafin tuaj.

Edi Rama: Jo nuk është kaq e thejshtë, nëse unë do të jepja përgjigje për këtë do shkelja kornizën time dhe atëherë duhet të më thërrisnint mua për të më thënë, ore zotëri po ç’punë ke ti, a je kryeministër? Pse merresh me autoritetin kontraktor, pse kur jemi këtu në 1914, bajraktar jam unë që mbledh ata atj dhe u them ti do sjellësh ujin, ti pjeshkat, pse Shahin Verdha jam unë. 

Luçiano Boçi: Unë them që ai revolucion ka nisur me këmbën e gabuar që nga autoriteti kontraktues.

LAJM KRYESOR:Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve edi rama komisioni per inceneratoret luciano boci afera e inceneratorëve edi rama komisioni per inceneratoret luciano boci

Sondazh

Poll