Politike

“E neveritshme”, Rama përplaset me Zhupën, Tabaku mbyll komisionin: 5 minuta pushim!

23 Shkurt 2022, 20:42 Nga DOSJA
“E neveritshme”, Rama përplaset me Zhupën, Tabaku mbyll

TIRANË– Komisioni Hetimor për Inceneratorët është ndëprerë për pak minuta sepse kryeministri Edi Rama kërkoi të mos fliste më me deputeten Ina Zhupa. Kjo e fundit lexoi akuzat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kurse Ramën e bezdisi fakti që deputetja ngriti gishtin. Kështu nisi debati dhe për t’ju shmangur pyetjeve, kryeministri tha se Zhupa e kishte humbur nderin të fliste me të. Pas këtyre debateve, Tabaku kërkoi 5 minta pushim. 

Pjesë nga biseda; 

Edi Rama: Mos e hapni më mikrofonin… Zhupa se je dhe vajzë e re, e humbët mundësinë të komunikoni me mua. Kaq kisha me ju…

Ina Zhupa: Nëse ju besoni që një kryeministër nuk ka asnjë përgjegjësi i bie që asnjë kryeministër të mos akuzohet për korrupsion

Edi Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë

Ina Zhupa: Është arrestuar zoti Koka…

Edi Rama: Ju do bëni karrierë në partinë ku jeni pasi nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni recitimet tuaja.

Jorida Tabaku: Nuk më duket normale të flasësh ashtu me një deputete. S’është normale….

Edi Rama: Mua më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone dhe atyre debateve që bëmë bashkë. Ju jeni kryetare komisioni.

Jorida Tabaku: Zoti Rama ju tërheq vëmendjen

Edi Rama: Pikërisht se është vajzë duhet të përmbahet shumë herë më tepër. Ku ishe moj, në hënë ishe deri tani. T’u përgjigja disa herë, por e ndryshova përgjigjen kur bëre prapë një akuzë pa pikë turpi. Po ku je ti këtu. Ka njerëz këtu që na ndjekin.

Ina Zhupa: Më vjen shumë keq që nuk mora përgjigje

Jorida Tabaku: Zonja Zhupa

Edi Rama: Ty s’të duhet përgjigjia, detyra jote është të bësh këtë që bëre, t’i shërbesh vulëhumburit…

LAJM KRYESOR:Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ina zhupa komisioni per inceneratoret edi rama ina zhupa komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll