Politike

Gështenja: Ia dhatë një kompanie pa licensë! Rama: Këtë grup kriminal kishim

23 Shkurt 2022, 20:38 Nga DOSJA
Gështenja: Ia dhatë një kompanie pa licensë! Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ja ironizuar Opozitën. Teksa replikonte me deputetin Lefter Gështenja, Rama u pyet për kontratën e inceneratorit të Elbasanit që iu dha një kompanie të palicensuar, por nuk u përgjigj. Me ironi, ai tha se kishte një ‘grup kriminal’ dhe se s’kishte kutj t’ia jepte tjetër.

Pjesë nga biseda:

Lefter Gështenja: Në institucionin që ju drejtoni, nga zoti Agaçi, na ka ardhur me shkresë kontrata e këtij konçensionari për Elbasanin, e pavulosur as nga ish-ministri e as nga kontraktori. Është me vulë protokolli e kryeministrisë, e pavulosur nga Ministria e Mjedisit dhe kontraktori. Si ka mundësi që mungon në këtë kontratë?

Edi Rama: Zoti Gështenja ju keni bërë një zbulim që deri tani nuk është i bërë me dije për publikun. Ky është moment ii parë që grupi criminal ka çeduar sepse keni sjellë kopjen që firmoset në një shpellë në Malin me Gropa. Aty është vetëm grupi kriminal nuk ka të tjerë. Është një shpellë tek Mali me Gropa po ta mbajmë midis nesh.

Lefter Gështenja: Kjo kontratë është firmosur me shpejtësi sepse…

Edi Rama: Tek Mali me Gropa pasi o firmos o ikën në gropë. Unë prisja poshtë këtu, edhe raketat amerikane nga ana tjetër…s’ke zgjidhje tjetër aty….

Lefter Gështenja: Kompania fituese për Elbasanin, është regjistruar vetëm pak ditë para dorëzimit të studimit të vizibilitetit. Është e palicensuar në fushën e trajtimit të mbetjeve apo incenerimit. Si i besohet një kontratë me vlerë 21.6 mln euro një kompanie të palicensuar për ndërtimin. Si ndodh kjo gjë?

Edi Rama: Kujt t’ia besonim ne këtë, ne këtë grup kriminal kishim….Një pjesë i kemi ndarë, këta ishin që do merreshin me këtë punë, ne të tjerët do i mbulonim me vula dhe rrëshqitje e hedhje tek Mali me Gropa. Do bëhej afera prej 430 mln euro do vidheshin dhe do ngeleshin t’i zbulonte Luli…

LAJM KRYESOR:Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret lefter geshtenja edi rama komisioni per inceneratoret lefter geshtenja

Sondazh

Poll