Politike

Boçi: Kontratë e paligjshme? Rama: Nuk e di ç’ka ndodhur më 6 dhjetor…

23 Shkurt 2022, 20:01 Nga DOSJA
Boçi: Kontratë e paligjshme? Rama: Nuk e di ç’ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka debatuar me deputetin Luçiano Boçi. Ky i fundit kërkoi të dinte në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nëse kontrata që ishte firmosur për inceneratorin e Tiranës ishte e paligjshme duke qenë se nuk kishte pritur afatin e ankimit. Por, Rama nuk diti të japë një përgjigje, ai madje tha se nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur më 6 dhjetor, por ishte i mendimit se socialistët i kishin djekur të gjitha procedurat sipas ligjit.

Pjesë nga biseda:

Luçiano Boçi: Nënshkruhet kontrata midis Ministrisë së Mjedisit dhe Albtek energji, kontrata sipas ligjit shqiptar duhet të pranonte ankimim, në datën 16 mbyllet ankimimi, mendoni se është një vendim i marrë mbi një kontratë jo të ligjshme, sepse s’ishte bërë akoma e ligjshme kontrata, duhet të priste 7 ditëshin e ankimimit, kjo është pyetja ime

Edi Rama: Qeveria që unë drejtoj ka ndjekur të gjitha procedurat që i imponon ligji, nuk di ç’ka ndodhur më 6 dhjetor, por cilado qoftë data, vendimet janë të konfirmuara nga një sistem i tërë, mos harroni që vendimet tona kalojnë nëpër lloj lloj sitash, të përsërisim të njëjtën gjë, nuk e di si ta bëj më të larmishëm, ngaqë nuk keni qenë kurrë në qeveri, ngaqë kultura juaj qeverisëse është ajo që është, nuk po i hyj, nuk e di. Përgjigjia ime është kjo

Luçiano Boçi: Shumë mirë e pranuat dhe vetë.

LAJM KRYESOR:Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret luciano boci edi rama komisioni per inceneratoret luciano boci

Sondazh

Poll