Politike

“A ka VKM që ndryshon autoritetin kontraktor”, Rama shmanget e ‘kërcënon’: E mbylla fare

23 Shkurt 2022, 18:55 Nga DOSJA
“A ka VKM që ndryshon autoritetin kontraktor”, Rama shmanget e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është shmangur pyetjes së deputetit të Partisë Demokratike Luçiano Boçi nëse ka VKM që ndryshon autoritetin kontraktor. Gjatë marrjes së pyetje ditën e sotme, Rama teksa mohoi të përgjigjej, e solli pyetjen vërdallë dhe në fund kërcënoi se do të ngrihej dhe të ikte.

Debati:

Edi Rama: Nuk më përcaktoni dot ju se çfarë them, nëse nuk doni komente, mos bëni ju komente, me Po, me Jo, apo me Pjo. Ky popull të jep ujë në bisht në lugës dhe pikërisht pse nuk fle gjumë e ka parë vetë se kush punon dhe kush jo, prandaj unë jam këtu e ju jeni atje. Duke qenë se ju po flisni për aferë unë jam ktu dhe po ju them se nuk më rezultojnë 430 milionë euro. pagesa e bërë për Tiranën është për pastrimin, 29 euro për ton, më e ira. Në greqi është 60 euro, në Francë 100 e ca euro. Kemi dhe precedentin që Bashkia e kaluar ka kërkuar 37 euro pa prodhim energjie. Nuk diskutohet që është një revolucion mjedisor, ju vetë jeni angazhuar një revolucion kohët e fundit, është një forcë çliruese, çfarë ka çliruar?

Luçiano Boçi: Këto i dëgjova unë, pyetja ime ishte shumë e thjeshtë, nuk bëra asnjë akuzë, a keni një vendim për ndryshimin e autoritetit kontraktor, pse nuk përgjigjesh, mos bëj fluturime, do dalim pak më vonë dhe aty

Edi Rama: Mendoj që kolegu juaj

Luçiano Boçi: A ka një VKM që ndryshon autoritetin kontraktor në 2018, ka apo nuk ka? A kalon nga Ministria e Mjedisit në atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka apo nuk ka? Nuk jemi për përralla këtu e për parashtrime

Edi Rama: Na fal nëse

Luçiano Boçi: Falje kërkoi publikut

Edi Rama: E the shtatë herë, pse më ndërpret? 

Luçiano Boçi: Kthe përgjigje

Edi Rama: Unë përgjigjem siç dua unë me përgjigjen që kam unë, ndryshe e mbyll me ju dhe nuk flas fare. Kush do përgjigje të thatë do bëjë pyetje të thatë, kushe bën pyetjen me komente, do marrë përgjigje me komente…

LAJM KRYESOR:Opozita: Procedura joligjore, Rama: S’merrem me këto, secili përgjigjet vetë para ligjit

(I.A’F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve edi rama komisioni per inceneratoret luciano boci afera e inceneratorëve edi rama komisioni per inceneratoret luciano boci

Sondazh

Poll