Këlliçi: 430 mln euro vjedhje! Rama: Kemi çmimin më të ulët në kontinent
23 Shkurt 2022, 17:13Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk u ka dhënë përgjigje pyetjeve të Opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. I pranishëm në Kuvend, Rama tha se paratë nuk kanë si të humbasin, pasi gjithashtu po bëhet edhe pastrimi i vendit nga mbeturinat.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Çështja është kjo, ju nuk duhet të më thoni vetëm se ku shkojnë lekët
Belind Këlliçi: Unë them ku shkojnë lekët, ti thua pse më thua
Edi Rama: Meqë këto lekët ikin gjithandej, ky pastrimi si funksionon, me frymën e shenjtë? Ka dashur Zoti i madh dhe ka thënë më në fund po marr fshesën dhe po u pastroj vendin shqiptarëve sepse këta nuk e pastruan, këto erdhën tek pema e Vitit të Ri dhe i shpëtuan djeges që i bëtë ju pemës, Belind më vjen mirë që ike nga 430 mln euroshi
Belind Këlliçi: S’kam ikur akoma
Edi Rama: S’ke ikur? Aaaaa, atëherë kjo është lojë, jeni e njëjta palë, ju e përdorni aritmetikën sit ë doni, si t’ju interesojë me 2 mijë për 5 mijë. Më thuaj çfarë janë këto para? A janë për të pastruar Tiranën?
Belind Këlliçi: Kam marrë dhe fotot që të të dëgjoj me respekt, kështu siç ke qejf ti
Edi Rama: Aty ku ke qenë ti unë kam qenë, kur isha i vogël sa ti merrja fotot tani s’i marr më
Belind Këlliçi: Ishalla s’më bie mua të jem aty si dëshmitar.
Edi Rama: Unë nuk bëj akuza të pabazuara, një qytet brenda vijës së verdhë kishte 37 euro për ton, gjithë kjo Tiranë e ka 29 euro për ton, çmimi më i ulët në të gjithë kontinentin
Belind Këlliçi: Zoti kryeministër, përgjigjen e mora, ishit i shteruar
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, teksa Jorida Tabaku lexonte pyetjen e 42, duke k...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është në kompetencat e tij që të flasë për udhëtimet që mund të kenë bërë ortakët e një kompanie ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk hyn në detaje juridike dhe nuk merret me proceduratPJESË NGA BISEDA:Edi Rama: Në këndvështrimin tim, e r...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se është lodhur gjatë marrjes në pyetje nga Jorida Tabaku gjatë Komisionit Hetimor. Madje ka kërkuar që të pijë e...
PJESË NGA BISEDA:Këlliçi: Edhe pse VKM 320 pagesat kanë nisur që në shkurt, para kësaj. Nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak.Rama: Nuk ka shans që të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nxituar që të japë lajmin në Komisionin Hetimor se Francesco Becchetti u dënua me 17 vite burg nga Gjykata e Tiranës...
TIRANË- A u shkarkoi ministri i Financave, Shkëlqim Cani sepse nuk pranoi inceneratorët? Kjo ishte pyetja që iu bë Kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pretendon se nuk i ka takuar kurrë as Mirel Mërtirin, as Klodian Zoton dhe as Stela Gungalljan. Gjatë dëshmisë së tij n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. Kreu i qeverisë e konsideroi një tallj...