Politike

“E ke zërin gërricës, Boçi është palë e tretë”, batutat dhe ofezat e Ramës sot në komision

23 Shkurt 2022, 12:53 Nga DOSJA
“E ke zërin gërricës, Boçi është palë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu thumbimet dhe ofezat sot ndaj anëtarëve demokratë dhe kryetares së komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve.

Ai iu drejtua fillimisht deputetit të Komisionit të Rithemelimit të PD Belind Këlliçi duke i kujtuar me ironi Kuvendin e 11 dhjetorit në “Air Albania”, ku Këlliçi mori pjesë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më tej, ai u acarua me kryetaren e komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve Jorida Tabaku duke u kapur me zërin e saj gjatë replikave. Rama tha se zëri i Tabakut është shumë gërricës.

Shefi i qeverisë iu drejtua dhe deputetit demokrat të Elbasanit, Lefter Gështenja duke bërë batutë me mbiemrin e tij.

Kryeministri ironizoi dhe deputetin demokrat Luçiano Boçi, i cili pas replikave që Rama pati me Tabakun kërkoi nga Rama që tu përgjigjej pyetjeve të komisionit. Rama e konsideroi Boçin si “palë e tretë” dhe ndërmjetës.

Batutat dhe ofezat e Ramës në komisionin hetimor të inceneratorëve:

Rama-Këlliçi: Do rri këtu t’ju dëgjoj, se ti ke ndenjur në stadium në të ftoht

Rama-Gështenja: Si je z. Gështnja, më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë. Ai po qesh mo, është i lumtur.

Rama-Tabaku:
E ke atë zërin grricës.

Rama-Boçi: Falenderoj zotin Boçi se e ka atributin e palës së tretë që futet dhe pajton palët.

Rama-Çupi: Edhe ti Brut?

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni hetimor per inceneratoret edi rama komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll