Politike

VD-“Tahiri, shoku im i klasës”,Tabaku i kujton Ramës ‘krenarinë’,kryeministri:Pyet Lulin…

23 Shkurt 2022, 13:28 Nga DOSJA
VD-“Tahiri, shoku im i klasës”,Tabaku i kujton Ramës

TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i kujtoi kryeministrit Edi Ramagjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Rama konfirmoi krenarinë e punës që ka bërë me të ndërsa shkeljet jashtë punës tha janë përgjegjësi personale.

“Më ngrite problemin e krenarisë ma ngrite vetë, ma ngrite vetë, më lër të ta tregoj unë. Po pyet njëherë Lulin a është krenar për Sali Berishën. Saimir Tahirin e përmende ti dhe nuk të thashë pse e bëre, por më lër të të përgjigjem…,”-tha Rama.

PJESË NGA BISEDA: 

Jorida Tabaku: Këtu bëhet fjalë për një akuzë të ngritur nga organi hetimor për çështjen për të cilën është ngritur ky komision hetimor, një procedurë nuk ekziston në ligj, dy ministrat tuaj e kanë thënë që duhej miratuar por nuk ekziston në ligj, në gjykimin tonë, ka qenë abuzive, keni folu për projekte madhore dhe për ish-ministra që jeni ndjerë krenarë. Nuk më vjen fare mirë që të përmend shokun ti të klasës, ish-ministrin Tahiri…Ka dy muaj që nuk funksionon ai në Elbasan, sipas kryetarit të bashkisë vetë dhe një grupi deputetësh që kanë shkuar

Ermonela Felaj: Ti nuk ke qenë me dashje dhe jo për pamundësi sepse ti nuk do që të shohësh

Jorida Tabaku: Ju lutem, ju lutem

Edi Rama: Ermonela të lutem, mos ki merak sepse e di, e kam, e mora shënim unë tani, do ta mbaroj do ta them unë. Vazhdo zonja Tabaku.

Jorida Tabaku: Keni qenë krenarë për shumë njerëz dhe tani janë përpara organit të akuzës, shqetësimi nuk është për një individ por për një sërë procedurash që i kanë hapur rrugë një kontrate të tillë, një korrupsioni. Prandaj ju pyes, sa përgjegjësi mbani ju në këtë proces dhe për personat e përfshirë. Unë besoj se e bëj këtë pyetje me të drejtë, pyetjen jua bëj si kryeministër i vendit, si dëshmirar në këtë komisoon. Akuzat që ngrihen janë shumë të rënda.

Edi Rama: Grupi i strukturuar kriminal nuk është e rëndë, por kulmi. Gjithsesi do të trajtohet në gjykatat e vendit, meqë e hapët pak krahun kur i thonë fjalës. Ju thatë që unë u tregova modest, që ishin 8 vjet, nuk është çështje vitesh, është çështje sa e mban përballë tundimit, njeriu o është o s’është. Madje ke dhe Lulin

Jorida Tabaku: Gjykimet për persona që janë këtu t’i lëmë jashtë salle

O zonja Tabaku

Jorida Tabaku: Zoti Rama, zoti dëshmitar

Edi Rama: Po si personat që janë jashtë saj, tjetri është në burg dhe ti e përmend këtu, u shqetësove që përmenda Lulin. Unë nuk po them që ka ndarë lekët me ata pas marrëveshjes. Pse më ndërpret

Jorida Tabaku: As unë nuk thashë që janë futur kriminelë në lista deputetësh

Edi Rama: Më ngrite problemin e krenarisë ma ngrite vetë, ma ngrite vetë, më lër të ta tregoj unë. Po pyet njëherë Lulin a është krenar për Sali Berishën. Saimir Tahirin e përmende ti dhe nuk të thashë pse e bëre, por më lër të të përgjigjem…

LAJMI KRYESOR: Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll