Politike

VD-‘Korrupsionin e ka bërë VETËM Koka?’/Rama:S’e di, s’i thashë ‘shko merri ca ti e ca unë

23 Shkurt 2022, 13:25 Nga DOSJA
VD-‘Korrupsionin e ka bërë VETËM

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për bashkëpunimin e tij me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ku tha se gjatë kohës që ishte ministër kanë folur për projekte dhe jo për të marrë para nga buxheti i shtetit. Në dëshminë e tij në Komisionin Hetimor, Rama tha se është detyrë e drejtësisë të merret dhe të zbardhë gjithçka. Duke mohuar se vetë ka pasur dijeni lidhur me akuzat e ngritura ndaj Kokës, madje dhe nuk e ka pyetur kurrë lidhur me ato që i ka cilësuar si “skuta”.


PJESË NGA MARRJA NË PYETJE:

Jorida Tabaku: Jeni interesuar për 430 mln euroshin, por nuk jeni interesuar për pronarët? Pse keni nisur një inspektim 2 vite më parë për këtë çështje?

Edi Rama: Jam shumë falenderues për këtë pyetje. Më jep mundësinë që përmes jush dhe bashkarisht t’u themi shqiptarëve që qeveria ime nuk është grupi i strukturuar i një njeriu. Institucionet respektohen në punën e tyre. Nuk pyetem unë fare nëse duhet apo jo të nisë. Ky është shembull tipik si funksionon qeverisja ime.

Jorida Tabaku: Në rastin e inspektimeve financiare, qeveria shqiptare merr masa të ndryshme për kontrolle rutinë.

Edi Rama: Jam njeri i dhënë pas kinemasë dhe një nga 5 filmat e preferuar është Rashomoni i Akira Kurosawa. Po të shohim filma të ndryshëm kur kemi para të njëjtat dokumenta, sepse analiza…zonja To-Tabaku, o zot se më erdhi Topalli. Kështu që inspektimi financiar nis kur ka shqetësime, akuza. Kur të vijnë duhet t’i bëni ndonjë dhuratë se i keni mbajtur në punë me shumë turne. Tregohet se nuk ka pasur asnjë grup të strukturuar të asnjë lloj forme. S’ka pasur asnjë proces nga lartë poshtë, por nga poshtë lart për çështjen e zhdukjes së plehrave.

Jorida Tabaku: Jeni interesuar besoj për këto kontrata koncesionare. Korrupsionin e gjykoni se e ka bërë vetëm ky ministër?

Edi Rama: Nuk kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur ndaj një ish-ministri. Është marrëveshje korruptive sipas organit hetimor. Është si ajo pjesa, ju e dini shumë mirë. Nuk e kam kulturë që të akuzojë asnjë nëse nuk shoh provat. Unë me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka kam pasur bashkëpunim shumë të mirë. Kemi folur dhe ka qenë i angazhuar si ministër për punën. Se çfarë ka bërë dhe bën një pitstop e bën marrëdhënie ilegale me një kompononte. Kjo nuk është një çështje që kryeministri e merr vesh duke folur. Përveç në rastin kur kryeministri merr pjesë e thotë shko merri ca ti e ca unë. Por ky nuk është rasti me mua. Zonja Tabaku ata që shkojnë e falen një shtysë të madhe kanë mëkatet. Ajo që është e rëndësishme është sistemi që është kapur dhe ka prodhurar një aferë. Apo një njeri e ka bërë apo jo? A mund të ketë të tjerë është pyetje pa kuptim, është njësoj të pyes unë si mendoni ju? A mund të ketë kandidatë që vjen me lekë? Është njësoj! Akuza është për një marrëdhënie ekstraligjore jashtë procesit. Nuk është akuza që është ndërtuar procesi i tillë. Tani këtu ka plot. Rruga e Kombit aty është…

Jorida Tabaku: Bëjmë një komision edhe për rrugën e Kombit.

LAJMI KRYESOR: Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku komisioni per inceneratoret edi rama jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll