Politike

VD-“Tek lekët, lepuri i madh”, Rama: S’ju del 100 mln, në Zimbabve…

23 Shkurt 2022, 13:19 Nga DOSJA
VD-“Tek lekët, lepuri i madh”, Rama: S’ju del 100 mln,

TIRANË– Kryeminisitri Edi Rama po dëshmon në Komisonin Hetimor të Inceneratorëve. Tabaku ka pyetur Ramën nëse kishte dijeni që tre kompanitë që kanë marrë ndërtimin e inceneratorëve në atë kohë nuk kanë pasur kapital për të investuar, duke shtuar se tani po punojnë në Zimbabwe në Afrikë. Ndërkohë që kryeministri Rama edhe një herë tha se ai nuk merret vetë drejtpërdrejt me këto procedura, teksa tha se nuk është njoftuar dhe nuk e di nëse është e vërtetë apo një interpretim i Komisionit.

PJESË NGA BISEDA:


Edi Rama: Do përgjigjem unë tani, mos e shkel sepse çdo pyetje që do i vësh nuancë, ashtu do e marrësh përgjigjen. Me Ruandën kemi bashkëpunim, për Zimbabven do ta shoh në interes. Afrika ka ecur shumë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin.

Jorida Tabaku: Si në Shqipëri edhe në Zimbabve, po invesojnë me fonde që i kanë marrë nga shteti shqiptar?

Edi Rama: Nga e nxirrni ju këtë? Më tregoni një dokument se ky është opinion. Është shumë guximtar. Nuk e kuptoj ku është lidhja. Di që kemi investuar 55.3 mln për Fierin dhe Elbasanin dhe kaq. Më këto lekë po ndërtohet dhe një në Zimbabve, do ta shoh me shumë interes.

Jorida Tabaku: Në momentin që këto tre kontrata janë marrë nuk janë pasur fondet e disponueshme, me këtë lidhej pyetja që bëhej para. Iu kanë informuar vartësit që këto kompani nuk e kanë pasur fondin e mjaftueshëm?

Edi Rama: Jam i disiplinuar në mësimin e gjërave kur flas. Përgatitem shumë kur duhet të flas kam dëgjuar këtë punën e kapitaleve. Madje kam dëgjuar që edhe kompania që ka marrë përsipër që po negocionjmë për Portin e Durrësit nuk ka lekë. Janë interpretime që i bëjmë për të qeshur njerëzit e kapitaleve. Nuk më kanë vënë në dijeni për diçka të tillë, përgjigjen e keni marrë nga ata që janë marrë për këtë aspekt të projektit. Unë dua që gjëja të bëhet. Si bëhet? Janë shumë të tjerë bashkë me mua. Nuk është një person që i bën të gjitha. Unë jam kryeministër nuk e di që merret me prokurorime. Nuk janë punët e mia

Helidon Bushati: Ku flen lepuri?

Edi Rama: Tek lekët, lepuri i madh.

Jorida Tabaku: Zoti Bushati

Edi Rama: Edhe një gjë për të pasur parasysh. 100 mln juaj sërish nuk figuron. Nuk del llogaria është më pak.

LAJMI KRYESOR: Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/dosjaa.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll