Politike

“Ka udhëtuar 6 herë jashtë me Zoton dhe Mërtirin”, Gjiknuri-PD: Përballemi në gjykatë

23 Shkurt 2022, 14:22 Nga DOSJA
“Ka udhëtuar 6 herë jashtë me Zoton dhe

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri do të padisë deputeten e Partisë Demokratike Oriola Pampuri për shpifje. Ish-ministri socialist reagoi sot pasdite për akuzat e partisë më të madhe opozitare se ka udhëtuar 6 herë jashtë shtetit me pronarët e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton në vitet 2012-2019. Ai i konsideroi këto akuza si shpifje. Gjiknuri përsëriti çfarë tha dje në komisionin hetimor parlamentar të inceneratorëve se ka udhëtuar në vitet 2014-2018 për vizita zyrtare jashtë Shqipërisë, ndërsa dy udhëtimet në vitin 2019 jashtë Shqipërisë i konsideron si familjare.

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës njoftoi se ka lajmëruar avokatin e tij për të ngritur padi ndaj deputetes demokrate Oriola Pampuri, e cila bëri deklaratë në media ndaj Gjiknurit dhe zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

POSTIMI I DAMIAN GJIKNURIT
Shpifja prej kohësh është një institucion në PD. Kjo nuk përbën çudi! Çudi është fakti se si institucioni me logo të reja, e avaze të vjetra, nuk heq dorë nga shpifja.

Nuk ke shpëtim, pasi ia arrite që PD ta katandisësh si “kokoshi një thelë”.

Sot, Partia Demokratike akuzoi Gjiknurin dhe Ahmetajn se kanë udhëtuar së bashku 18 herë jashtë Shqipërisë me pronarët e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Deputetja Oriola Pampuri publikoi të dhënat në TIMS. Pampuri kërkoi që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve.

SHIKO DHE KëTë:

VD/ PD: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve

(d.v/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve damian gjiknuri afera e inceneratorëve damian gjiknuri

Sondazh

Poll