Politike

VD-‘Jam krenar për Tahirin’/Rama s’përmbahet, “viktima” e radhës bëhet Çupi: Rrëzove Saliun

23 Shkurt 2022, 13:33 Nga DOSJA
VD-‘Jam krenar për Tahirin’/Rama s’përmbahet,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në komisionin Hetimor për Inceneratorët se është krenar për punën që ka bërë Saimir Tahiri. Ai tha se Tahiri ka bërë punë të mirë si dhe çdo ministër që ka punuar me të. Po ashtu, ai sulmoi dhe deputeten e PD-së, Dhurata Çupin, së cilës i tha se ka hedhur poshtë Berishën.


PJESË NGA MARRJA NË PYETJE:

Helidon Bushati: Kanë dy javë që janë mësuar me mesazhe…Janë mësuar o burrë…

Edi Rama: Ju pak kohë keni që po merrni frymë kaq lirisht. Po ky moj ky…

Helidon Bushati: Ta thashë që në fillim kur erdhe.

Edi Rama: Për punën e krenarisë e them hapur jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe që ai ka bërë me mua. Për çfarë një ministër bën jashtë punës dhe detyrave që ka me mua. Është përgjigjësi individuale.

Dhurata Çupi: Të gjithë po i hedh?

Rama: Cilin po hedh? Po ti hodhe gjitha atë kreshnik, ti hodhe Sali Berishën që të ngriti. I kënaqur jam që e hodhe, se unë e kam hedhur kur isha i vogël kur ju nuk e kuptonit çfarë ishte. Të shohim sa do të të mbajë Luli.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret saimir tahiri edi rama komisioni per inceneratoret saimir tahiri

Sondazh

Poll