Politike

“Zoti Koka”/Tabaku i kthen ‘borxhin’ Ramës, i thërret me emrin e ish-ministrit të arrestuar

23 Shkurt 2022, 13:35 Nga DOSJA
“Zoti Koka”/Tabaku i kthen ‘borxhin’ Ramës, i

TIRANË– Disa herë sot gjatë Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama iu referua kryetares Jorida Tabaku, si Topalli (ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli). Por gjatë 4 orëve në Komision, edhe Tabaku u “hakmorr”, duke iu referuar njëherë edhe me emrin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. 

PJESË NGA BISEDA:


Jorida Tabaku: Në debatin disa mujor për këtë punën e inceneratorëve, a nuk keni menduar ndonjëherë, ore po a kanë të drejtë këta për këto që po thonë?

Edi Rama: Zonja Tabaku, e kam menduar shumë herë këtë gjë, kam thënë që ju si forcë, partiaqë ka selinë bashkë me këtë tjetrën.

Jorida Tabaku: Respektoni këtë komision hetimor,

Edi Rama: Ju keni zgjedhur analfabetizimin politik për këto qëllime, i keni shkruar këto 430 milionë eurot, por kjo aritmetikë nuk më del gjëkundi, më gjeni lekët

Jorida Tabaku: Më lini të përfundoj dhe do dalim dhe aty

Edi Rama: Po dil të shkretën

Jorida Tabaku:Zoti koka, zoti Rama doja të thoja Koka nuk është këtu.

LAJMI KRYESOR: Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll