Politike

VD-‘Negociata’ për të kthyer përgjigje! Rama: Falenderoj Boçin, është pala e 3 që na pajton

23 Shkurt 2022, 12:38 Nga DOSJA
VD-‘Negociata’ për të kthyer përgjigje! Rama:

TIRANË– Është dashur ndërhyrja e deputeti të Partisë Demokratike, Luçiano Boçit, që kryeministri Edi Rama të përgjigjej. Rama u shpreh në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se nuk do të fliste nëse do të merret komente të natyrës koperativiste apo të kishte ndërprerje të fjalës. Boçi mori fjalën duke thënë se ndodheshin në një seancë dëgjimore e cila do të ketë me patjetër komente. Pas kësaj deklarate, Rama e falenderoi Boçin për ndërhyrjen madje e quajti palë e tretë, që pajton palët.


REPLIKAT:

Felaj: Ligji na jep të drejtë të bëjmë ne pyetje. Që puna e Komisionit të mos pengohet, kërkoj ta marrim të gjithë fjalën. Meqë e kam mikrofonin unë dua të bëj pyetje

Jorida Tabaku: Kam marrë të drejtën për pyetje dhe dua t’i bëj të gjitha pyetjet e mia. Nëse refuzon, por kam dëshirë që njerëzit me qytetari dhe etikë të më dëgjojnë deri në fund.

Edi Rama: Në cilin nen të librit të qytetarisë i thuhet tjetrit po aktron. Zonja Tabaku të bëjmë një…Se kam ardhur për lekët këtu. Dua t’i jap të gjithëve mundësinë që të më bëjnë të gjithë pyetje. Por nuk jam nga ata që tërhiqen kollaj nga fjala ime. Iu jap fjalën sërish me një kusht; nuk do të më ndërprisni. Në momentin e parë që bëni komente të natyrë koperativiste, unë nuk iu përgjigjem më. Nuk keni të provuar asgjë. Në fund fare kur të bëni raportin. S’mund të thoni “breaking neës”, lërjani Fevziut këto. Jam gati me këtë kusht. E keni cënuar integritetin e të gjithë dëshmitarëve. Po kjo histori këtu, rri para sikur të ka sjellë komiteti i Partisë.

Luciano Boçi: Bini vetë me këmbët tuaja. Nuk tha që nuk do të bëjë pyetje kryetarja. Nuk jemi në seancë dëgjimore që të ketë komente të gjata. Do ketë ulje ngritje zëri. Do ketë se është normale. Nuk më duket ndonjë gjë… Por këtu jemi në një komision specifik. Dëshmitari nuk vë dot kushte. Këtu nuk ka kushte. Të gjejmë mirëkuptim. Zërin sot do ia dëgjosh, në parlament vi kufjet po deshe. Jeni dëshmitar…Do jepni përgjigjet tuaja.

Edi Rama: Jo, jo…

Jorida Tabaku: E kishte për procedurë dhe jo për replikë.

Edi Rama: Falenderoj zotin Boçi se e ka atributin e palës së tretë që futet dhe pajton palët. Nuk kam asnjë pretendim dhe nuk vë asnjë kusht por ligjin në kurrizin tim nuk e shkelni dot. Mos harroni është komision hetimor, por nuk është as prokurori e as gjykatë. Kur bëhet një pyetje do hapësirë për të shpjeguar. Unë nuk merrem me specifika. Jam këtu për t’i dalë për zot revolucionit mjedisor.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll