Politike

Inceneratorët, Meta: Të mos abuzohet me paratë e qytetarëve, drejtësia të flasë

23 Shkurt 2022, 13:13 Nga DOSJA
Inceneratorët, Meta: Të mos abuzohet me paratë e qytetarëve,

DURRËS – Presidenti i Republikës Ilir Meta u ndal sot në qytetin e Durrësit për të nderuar ish-futbollistin Vladimir Ajazi, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar. Kreu i shtetit u përgjigj lidhur me çështjen e inceneratorëve dhe punën që po bën drejtësia dhe kuvendi ndaj saj. Ai tha se sistemi i drejtësisë në vendin tonë duhet të zbatojë detyrën që i takon në bazë të provave dhe fakteve. Meta bëri thirrje që të ndalohen abuzimet e rënda me paratë publike.

“Mendoj se në radhë të parë është përgjegjesia e institucioneve të drejtësisë të flasin për këtë çështje dhe për të gjitha çështjet e tjera mbi bazë të fakteve, mbi bazë të provave, për të besuar te drejtësia, dhe njëkohësisht për të parandaluar abuzimet e rënda me taksat e qytetarëve, me taksat publike, dhe për këtë kërkohet sa më shumë efektivitet!”, tha Meta.

Lidhur me qëndrimin e ambasadores amerikane Yuri Kim për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Meta nuk bëri koment të drejtpërdrejtë, por uroi që procesi zgjedhor i 6 marsit të jetë sa më transparent.

“Unë jam i bindur se qytetarët e Durrësit, por jo vetëm, edhe të pesë Bashkive të tjera, do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët apo kandidatet më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim sa më të madh ndaj komunitetit si dhe një përfshirje të tij sa i takon qeverisjes vendore. Vetëm qytetarët të vendosin për të ardhmen e e tyre dhe ne që ajo të gjithë të gjithë duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent, sa më demokratik, një ballafaqim programesh, një ballafaqim idedh dhe në fund të fare, të fitojë vullneti i qytetarëve dhe të fitojnë kandidatët më me integritet.”, u shpreh kreu i shtetit Ilir Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve ilir meta afera e inceneratorëve ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2022, 12:20

NXEHET! Rama: Mos ofendoni inteligjencën time

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u nxeh në një moment kur po dëshmonte në Komisionin Hetimor të inceneratorëve. Ai kërkoi nga kryetarja e Komisionit, Jo...