Politike

VD-Procedurat janë fituar nga e njëjta kompani?Rama: S’është puna ime. Hetimet: Punë shteti

23 Shkurt 2022, 12:56 Nga DOSJA
VD-Procedurat janë fituar nga e njëjta kompani?Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përgjigj pyetjeve të bëra nga kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve për procedurat e fituesve të kompanive për inceneratorët se nuk merret me të tilla procedura. Kreu i qeverisë tha se është në dijeni për hetimet që janë në vijim për këtë çështje, mirëpo shtoi se këto janë punë të thjeshta të shtetit.


REPLIKAT:

Jorida Tabaku: Jeni në dijeni se procedurat janë fituar nga i njëjti grup kompanish?

Edi Rama: Unë dua punën dhe rezultatin më pas proceset e brendshme. Nëse dikush në këto hallka përtej detyrës nuk e ka kryer siç duhet…prandaj e kemi bërë reformën në drejtësi. Unë nuk merrem me procedura sepse nuk është puna ime. As pasioni im nuk janë procedurat. Mua më duhet ça do bëjmë. Do pastrojmë Shqipërinë dhe pse? Kjo puna e kërkimit është pak si problem. Duhet sqaruar se pse janë në kërkim. I kanë marrë 430 mln eurot, kanë shkuar diku, presin që të shkojmë dhe ne që t’i ndajmë. Apo se dyshohet se kanë pasur marrëdhënie korruptibve me një ish-ministër. Jam në dijeni që janë persona në kërkim dhe jam i kënaqur që reforma në drejtësi po funksionon.

Jorida Tabaku: Përfundojmë logjikën e pyetjeve. Interesi është publik. Siç e pranuar dhe ju, a jeni në dijeni se është hapur një hetim për këtë çështje?

Edi Rama: Jam.

Jorida Tabaku: Jeni në dijeni se buxheti vazhdon dhe i paguan?

Edi Rama: Po patjetër. Jam në dijeni. Po! Sepse kur thua sepse këto janë duke u gjykuar…Ka rëndësi! Janë duke u hetuar. Sa kohë nuk kemi vendim nga organet përkatëse puna vazhdon. Gjëra të thjeshta të punëve të shtetit.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll