Politike

VD-Çupi i pret fjalën! HABITET Rama: Edhe ti Brut?

23 Shkurt 2022, 12:48 Nga DOSJA
VD-Çupi i pret fjalën! HABITET Rama: Edhe ti Brut?

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu drejtua deputetes së Partisë Demokratike, Dhurata Çupit me një pyetje, frazë nga shfaqja e Casar e William Shakespeare. ‘Edhe ti BRUT?’ iu drejtua Rama, Çupit si për ti lënë të kuptojë se nuk duhet ta ndërpriste. Më pas, Rama kërkoi nga kryetarja e Komisionit që t’i lërë kohë që të flasi.


REPILKAT:

Edi Rama: Ktheheni tek 100 mln. Edhe ti Brut? (I drejtohet Dhurata Çupit) Po pse më ndërhyn? Janë atje dhe janë fabrika goxha të dukshme. është patjetër financim i Bashkive dhe Buxhetit të shtetit. është për shërbimin. Nuk çon dot tonelata me plehra. Ne kemi të bëjmë me këto para që këtu janë 36.9. Kemi çmimin që paguhet për ton 29 euro. Duhet të jetë edhe një letër krahasuese e çmimeve për ton për të njëjtin shërbim në vende të tjera. Ju kujtoj që është thënë dhe stërthënë…Sharra ishte një katastrofë. Po prapë po më ndërhyn… Po më lër pra. Për 100 mln po flasim. Se nuk janë aq. Këto janë para që paguhen ditë për ditë dhe janë arsyeja pse…Po si kuptove? Më lër të mbaroj? Për çmimin po flasim. Këtu nuk është puna çfarë dëgjoni ju. Ku janë 430 mln?

Jorida Tabaku: Do arrijmë edhe atje! Ka projekte të tjera të ngjashme që kanë marrë fonde nga buxheti i bashkisë?

Edi Rama: Ça pyetje është kjo? Ku?

Jorida Tabaku: Në Republikën e Shqipërisë. Silluni me qytetari nuk iu kam ofenduar dhe mos më ofendoni. Sa dhe si i keni ndjekur inceneratorët në zbatimin e tyre?

Edi Rama: Ça janë këto pyetje? Ishte ndoshtë shumë e thellë! Ashtu siç ndjek projekete deri në detasje, ditën dhe natën por si inxhiner por si njeriu që të bëhet puna mirë. Si ta them? Sa herë kam shkuar i kam parë? I kam ndjekur pra se nuk fle shumë unë

Jorida Tabaku: Dy inceneratorë nuk funksionojnë, jeni në dijeni?

Edi Rama: Ky është opinion, nuk është fakt. Bazohet në një pjesë të të vërtetës. Ju e dini që ndërtimi i këtyre veprave ka pasur problematikat e veta. Faktikisht Elbasani është një vepër që ka folur vetë edhe me punën që ka bërë. Teknikalitetet nuk më takojnë mua. Fier ka pasur një tjetër trajektore se ka qenë projekt i luftuar me trupa. U humb nuk e di sa kohë, u ndryshua vendi etj. Këto projekte janë një nga krenaritë e mia si kryeministër. Punojnë,s’punojnë duhen parë teknikisht. Se të thuash nuk punon është e rëndë. Në Elbasan, qytetarët thonë se ajo kodra atje që na mbyste për ditë nuk është më. Nuk kam ça them tjetër veç asaj që iu dini.

Jorida Tabaku: Faleminderit.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll