Politike

VD-Rama nervozohet me Tabakun: Nuk i përgjigjem më pyetjeve tuaja

23 Shkurt 2022, 12:27 Nga DOSJA
VD-Rama nervozohet me Tabakun: Nuk i përgjigjem më pyetjeve tuaja

TIRANË – Kryeministri Edi Rama refuzoi të vazhdonte t’u përgjigjej pyetjeve nga kryetarja e komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve Jorida Tabaku. Rama u nervozua me tonin e lartë të Tabakut dhe vërejtjet e saj që të mos “aktrojë” në këtë seancë. Kryeministri e konsideroi ofendim këtë gjë dhe nuk pranoi të jepte më tej shpjegime për ccështjen e aferës së inceneratorëve.


PJESË NGA SEANCAE KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR TË INCENERATORËVE:
Edi Rama: Kërkoj tre minuta pushim sa të qetësohet kryetarja e Komisionit. Nëse vazhdon kështu nuk mund të vazhdoj. Sekretarët e Partisë i kam pasur i vogël, jo tani. Kështu nuk ka! Nuk je e qetë!

Jorida Tabaku: Pi pak ujë.

Edi Rama: Sa më shumë të bësh kështu, aq më shumë punë do i prishësh këtij komisioni. Keni muaj që shkalloni miletin për 430 mln euro, tani e çuat 100 mln. Do sqarojmë lekët e shqiptarëve një më një. Mos më nxirr nga lëkura e dëshmitarit. Mos më thuaj po ju dëgjoj. Mos më ndërprit më. Të jetë hera e fundit që më ndërpret.

Jorida Tabaku: Nuk më urdhëroni dot! Mbajeni me vartësit tuaj

Edi Rama: Nuk i përgjigjem më pyetjeve të zonjës.

Jorida Tabaku: Po pres përgjigjes së zonjës

Edi Rama: Ju nuk iu përgjigjem më.

Jorida Tabaku: Kam të drejtën që t’ju bëj pyetje.

Edi Rama: Do iu dëgjoj pyetjet por nuk përgjigjem. Nuk flisni dot për lloj-lloj gjrëash. Nuk iu përgjigjem më. Vazhdoni bëni pyetje. Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit.

Helidon Bushati: E pranove që ka njerëz që të bullojnë?

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2022, 12:20

NXEHET! Rama: Mos ofendoni inteligjencën time

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u nxeh në një moment kur po dëshmonte në Komisionin Hetimor të inceneratorëve. Ai kërkoi nga kryetarja e Komisionit, Jo...