Politike

VD-430mln lekë për inceneratorët/ Rama: Ku i kanë çuar? S’mi kanë sjellë mua (Tabaku ALARM)

23 Shkurt 2022, 12:15 Nga DOSJA
VD-430mln lekë për inceneratorët/ Rama: Ku i kanë

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu përgjigj me ironi kryetares së komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve Jorida Tabaku. Për aferën e 430 milionë eurove të 3 inceneratorëve, Rama u përgjigj duke thënë se nuk i ka parë këto para pasi nuk ia ka sjellë “grupi i strukturuar kriminal”, lidhur me akuzat se ai është organizatori i vjedhjes së këtyre parave.


PJESË NGA KOMISIONI HETIMOR PARLAMENTAR I INCENERATORËVE:

Jorida Tabaku: Buxheti i shtetit nga viti 2014 në formë kumulative, për Elbasanin dhe Fierin, pas 39 mln eurosh, njëkohësisht ka marrë forma të tjera koncesionare. Qyteti i Kavajës ka filluar pagesat për koncesionarit, a do i thoni që të qetësohet Ermonela?

Edi Rama: A mendoni se kam nevojë për Ermonelën?

Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar, cili është përkufizimi që i jepni ligjit?

Edi Rama: Kemi këtë ne para, kjo kërkon sqarim. Tani duhet një sqarim.

Jorida Tabaku: Kam pyetje të radhës…

Edi Rama: Ka problem ky informacion, këtu fle lepuri pra. Tani zonja kryetare, jemi shumë dakord deri tek 55, me Elbasanin dhe Fierin. Por me të gjithë operimin dhe trajtimin e mbetjeve me zero për qytetarët dhe me zero për bashkinë. Urdhëro?

*Tabaku flet pa mikrofon

Edi Rama: Jam në dijeni se kur pashë 430 thashë ‘ku i kanë çuar lekët këta grupi i strukturuar kriminal’ se nuk mi kanë sjellë mua.

Jorida Tabaku: Sapo bëri një koment të rëndësishëm zoti dëshmitar tha ku i kanë dërguar lekët se nuk mi kanë sjellë mua, se gjithmonë ashtu bëjmë.

Edi Rama: Ajo po qesh ti po mërzitesh. Se me Dhuratën kemi… Sa herë të thuash me qetësi, unë do them dashuri. Mos më thuaj qetësi, nëse nuk do dashuri nga unë.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve edi rama jorida tabaku afera e inceneratorëve edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2022, 12:20

NXEHET! Rama: Mos ofendoni inteligjencën time

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u nxeh në një moment kur po dëshmonte në Komisionin Hetimor të inceneratorëve. Ai kërkoi nga kryetarja e Komisionit, Jo...