Politike

VD-‘Me qetësi’/ I kujtohet Meta! Rama: Futi dhe dashurinë, kështu thoshte dhe ai

23 Shkurt 2022, 12:10 Nga DOSJA
VD-‘Me qetësi’/ I kujtohet Meta! Rama: Futi dhe dashurinë,

TIRANË– Kryeministrit Edi Rama iu kujtua një frazë e cila thuhej nga presidenti Ilir Meta, në momentin që iu kërkua të qetësohej. Kur kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku i kërkoi që të qetësohej, Rama tha se kështu shprehej edhe Meta kur ishte në stres, duke kujtuar frazën e famshme: Me qetësi me dashuri.


DEBATET:

Jorida Tabaku: Cili është përkufizimi që i jepni ligjit?

Edi Rama: Bëtë një koment për formimin. Jam i vetmi që mendoj se jam i vetmi pa titull, unë një bachelor të thjeshtë kam. Të paktën më respektoni.

Jorida Tabaku: Çfarë është ligji për ju?

Edi Rama: Zonja Tabaku, ju lutem garantoni dinjitetin dhe integritetin e qenies timë. Më thatë që përgjigjen ua thanë të tjerë. Duhet të kërkoni ndjesë!

Jorida Tabaku: Mos na mbani peng. Besoj që është e qartë për të gijthë mos na nxirrni nga objekti.

Edi Rama: Po e provoj ndryshe, unë iu kërkova ndjesë, tani kërkoj tuajën dua të fokusohemi këtu. Ka mundësi që të më jepni një ndjesë për cënimin e dinjitetit të dëshmitarit.

Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar kërkoj ndjesë dhe tani kërkoj që t’i përgjigjeni pyetjes. 100 mln euro janë paguar nga buxheti i shtetit, 50 për djegësin. Dhe diferenca për të tjerët. Kërkoj të vazhdojmë pyetjet.

Edi Rama: Ndjesa juaj pranohet përzemërsisht. E kam ndjekur Komisionin me shumë interes. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ju garantoj që do të bashkoj…

Jorida Tabaku: Teknika të mos ma mbyllë mikrofonin.

Edi Rama: 100 mln euro të paguara nga buxheti janë fantazi e juaja. Buxheti ka paguar 30.6 mln për Elbasan dhe për Fierin. Nuk jam i fortë në artimetikë, por nuk po ua lë ju, bëjnë 55.3 mln. Se ku i gjeni 430 nuk i di? Do të qëndroj strikt, nuk do e nis ku e ka origjinën kjo aritmetikë më thoni ju janë 100 mln për Tiranën. Më jepni dokumentin. Habitem pse 100? Bëheni 1 mld. Se jemi përballë Pallatit të Kongresëve. Ajo quhet Original Sin (Mëkati fillestar). Ku e bazon? Më jep bazën?

Jorida Tabaku: Baza e 100 mln euro është thesari i buxhetit të shtetit. A ka mundësi me qetësi?

Edi Rama: Se mu bërë si Ilir Meta, futi dhe dashurinë të paktën. Se edhe ai kur kishte stres thoshte me qetësi me dashuri.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(K.M/A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2022, 12:20

NXEHET! Rama: Mos ofendoni inteligjencën time

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u nxeh në një moment kur po dëshmonte në Komisionin Hetimor të inceneratorëve. Ai kërkoi nga kryetarja e Komisionit, Jo...