Politike

VD-Ironia për Këlliçin, Rama: Ke ndenjur në të ftohtë në stadium, nuk iki pa të dëgjuar

23 Shkurt 2022, 12:01 Nga DOSJA
VD-Ironia për Këlliçin, Rama: Ke ndenjur në të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama replikoi gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve me deputetin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçit. Ai iu drejtua deputetit duke i thënë se nuk largohet pa e dëgjuar atë e duke i rikujtuar se ai ka qëndruar në të ftohtë në stadium, referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit të zhvilluar të Berishës. Në atë periudhë kur u mbajt ky Kuvend, temperaturat ishin nën minus.


REPLIKAT:

Rama: Kam ardhur me një kuriozitet të jashtëzakonshëm për këto 3 impiante. Me buxhetin. Prit mo ça ke? Pra ju thoni a jam unë në dijeni që 3 impiante financohen nga buxheti i shtetit?

Që po hetohen nga ky komision. Ka një term në juridiksion që ma ka mësuar Spartak Ngjela “lajthitje në objekt”, Tirana nuk financohet nga buxheti i shtetit.

Tabaku: Më lejoni të përfundoj pyetjen. Të lutem me qetësi. Kolegë ju lutem.

Rama: Të iki unë pa të dëgjuar, kur ke ndenjuur në të ftohtë në stadium. Shiko çfarë the, juve ju thoni…

Tabaku: Me mua, urdhëra jashtë kësaj salle për vartësit tuaj. Zonja Felaj ju lutem me qetësi.

Rama: Ju kërkoj ndjesë nëse ju drejtova, s’është personale.

Tabaku: Fokusohuni në dëshminë tuaj, z/Dëshmitar, Të fokusohemi këtu. Ju lutem…

Rama: Qartë, qartë…

Tabaku: Kur ju referohem shkeljeve e kam fjalën për hetimin e organit të akuzës. Pa thënë, z.Rama kështu e ashtu. Fokusohemi këtu.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2022, 12:20

NXEHET! Rama: Mos ofendoni inteligjencën time

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u nxeh në një moment kur po dëshmonte në Komisionin Hetimor të inceneratorëve. Ai kërkoi nga kryetarja e Komisionit, Jo...