Politike

“Çmimet në total janë rritur me 5%”, Meta kërkon rritje pagash: Monitoroni inflacionin

23 Shkurt 2022, 10:58 Nga DOSJA
“Çmimet në total janë rritur me 5%”, Meta

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, kreu i shtetit Meta citon shifra për rritjen e çmimeve në muajin janar, duke u shprehur se Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares europiane. Po ashtu, ndër të tjera, kreu i Shtetit thekson se në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet duhet të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve.

“Çmimet në vend vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve. Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5.0%, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9%. Ndërkohë sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares europiane. Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve. Mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqënies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet,“-shkruan Meta në postimin e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll