Politike

Inceneraatorët, PD rendit shkeljet: Korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisjes

22 Shkurt 2022, 21:47 Nga DOSJA
Inceneraatorët, PD rendit shkeljet: Korrupsioni i përhapur në

TIRANË– Partia Demokratike deklaron se çdo seancë e Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve po shpalos përpara qytetarëve se si korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh familjeve shqiptare. Në një status të postuar [as dëshmive të dhëna në seancën e sotme maratonë, PD shkruan se është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.

Statusi i plotë:

Çdo seancë e Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve po shpalos përpara qytetarëve se si korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh familjeve shqiptare. Tashmë është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës. Ai është koka e korrupsionit të qeverisë. Ja çfarë u vërtetua në seancën e pestë:

Sako, tender me “negocim-pa shpallje”, me operator të vetëm, pa garë, për 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës. Ndërsa 15 milionë euro shtesë transporti;

Ka shtuar sasinë e mbetjeve të Durrësit duke fryre faturën financiare nga 38.146 ton në vit, në 80.000 ton në vit;

Inceneratori i Tiranës kontratë edhe për 30 vite. Çdo ditë 30 mijë euro dëm në ditë, 900 mijë euro në muaj shtesë, 10 milionë euro në vit shtesë;

Ministria e Financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin: Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, procedure me “negocim-pa shpallje” në kundërshti me ligjin;

Ahmetaj e miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani; Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve;

460 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit për kompensimin e një prone në Fier;

Raporti i KLSH: Tokë shtetërore, në emër të Bashkisë Fier, jepet si garanci për kredi.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/ Dëshmon Veliaj, Agaçi e Gjiknuri, Bllako refuzon (Rastësitë dhe debatet)

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni per inceneratoret partia demokratike komisioni per inceneratoret partia demokratike

Sondazh

Poll