Politike

VD/PD denoncon sërish, Gështenja: Cani refuzoi të firmoste, Ahmetaj ia dha projektin shokut

23 Shkurt 2022, 09:53 Nga DOSJA
VD/PD denoncon sërish, Gështenja: Cani refuzoi të firmoste,

TIRANE- Partia Demokratike vazhdon me denoncimin për çështjen e inceneratorëve paralelisht me dëshmitë e përditshme në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët. Deputeti i PD, Lefter Gështenja, përmes një video përsërit qëndrimin e ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani që nuk e firmosi projektin. Gështenja thotë se Ahmetaj e firmosi dhe ia dha shokut të tij, Mirel Mërtiri.

DEKLARATA E GESHTENJES:

Përditë zbulohen detajet e vjedhjes së shekulli: 430 milionë euro të buxhetit të shtetit në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe shokëve të tyre.

Ministria e financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin:
• Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, Procedurë me negociim pa shpallje në kundërshtim me ligjin.

– Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.

– Ahmetajne miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani

– Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve. Edi Rama është i korruptuar.Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Lajmi kryesor: Rama DËSHMON sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Mezi pres, më ndiqni

(f.g/.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj komisioni per inceneratoret lefter geshtenja mirel mertiri arben ahmetaj komisioni per inceneratoret lefter geshtenja mirel mertiri

Sondazh

Poll